Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Më falni, ça të keqe kanë tekstet shqip?

Më falni, ça të keqe kanë tekstet shqip?
November 10
15:41 2019

Okay, meqë besoj jeni lodhur këto kohë duke folur, lexuar apo argumentuar pa asnjë lloj baze logjike(debat shqiptarësh) për politikën dhe aktualitetin, ndoshta do shlodheni pak kur të lexoni këtë shkrim që sërish ka qendër të tij, kulturën, ose më specifikisht këngën shqip. Ose jo, sepse dhe kjo është një fare replike, edhe pse jo e drejtpërdrejtë.

Pas zhurmës së shkaktuar (që mesa duket tani u bë shurdhe) nga letra të cilën artistja Diana Ziu i drejtoi Vera Grabockës dhe të tjeëve të përfshirë në organizimin e Festivalit të Këngës këtë vit, një tjetër rast që u pasqyrua vrullshëm në portale dhe media ishte përshtypja e Mustafa Nanos për disa nga tekstet e këngëve shqip. Tani, se përse mendimi i Nanos, njeriut që nuk arrin kurrë të cojë një mendim nga filllimi deri në fund në “Opinion”, që sulmon herë pas here pa arsye fetë apo bindjet e njerëzve dhe që ka realisht shumë nevojë të bëj seks, duhet të shkaktojë kaq reagim në publik, e kam të vështirë ta kuptoj. Megjithatë duke marrë shkas nga moderatori i “Provokacija” dhe duke u bazuar dhe tek fjalët që shumë shqiptarë thonë për këngët(që i thonë pa i menduar fillimisht apo pa i dhënë një shans të vërtetë këngëve), e mbi të gjitha tekstet e muzikës moderne shqiptare, unë po ngre pyetjen: Ca të keqe kanë tekstet shqip?

Le ta analizojmë sërish. E vërteta është që padyshim çdo këngëtar shqiptar ka një, dy apo dhe tre këngë që e ka realizuar për ineci, për shkak se muzika dhe produksioni ka qenë i mirë, se ka pasur shumë kohë pa publikuar diçka apo se ka dashur të mbajë ritmin me kolegët, dhe dashje pa dashje nuk i ka kushtuar shumë rëndësi tekstit apo cilësisë së këngës.(Ka dhe në tregun ndërkombëtar raste të tilla me tonelata). Megjithatë të përgjithësosh dhe të thuash që tekstet e këngëve shqip janë “një tmerr”, pa kuptim apo më keq akoma, “të degjeneruara”, mendoj se jeni duke u nxituar, më e pakta! (Kujdes, jemi duke folur për tekstet e atistëve të rëndësishëm të industrisë tonë të vogël, mos mendoni shembuj idiotë në kokë!).

Le të marrim në shembull reperët dhe gocat e repit, meqë janë grupi i muzikantëve që sulmohen më shumë në lidhje me materialet që sjellin dhe paragjykohen në mënyrë të tmerrshme nga publiku 35-vjeçar e sipër. Nëse mendoni se nuk ka kualitet në tekstet e këngëvë te tyre, keni qenë duke parë në drejtimin e gabuar ose nuk i keni kushtuar aspak vëmendjen e duhur. Shembulli i parë që më vjen (dhe i vetmi që duhet të më vijë për t’i dhënë fund këtij argument por gjithsesi) është Mc Kresha. Pavarësisht llojit të muzikës, zhanrit apo repit që dikujt mund t’i pëlqejë, Kresha di t’i bëjë të gjitha dhe me shumë kualitet. E shohim bie fjala dhe në rastin e një prej këngëve të tij të fundit “Semaforit”, që është rap i fortë:

E lojmë anash iliaden, n’hap me paren tu bo vrap olimpiadën
E krejt e dojnë miliarden Louis cantën, n’ujë jahtën
N’Instagram na krejt po knaqem se ndjenja tjera s’po shfaqim (uh)
Pe kuptoj plaqkashin pse e boni plaqkën
Dhe momentin tu menu për nanën kur e ngjiti maskën
“Jeta osht si bombonier”, ka thonë Forrest Gump-i
Adrenalina in the air, La Bombonera Buenos Aires
10-shi i skuadrës, Maradona Ismet Munishi babës
Mjeshtri i i lojnave t’fjalës dajrexhit ja thojna dajres… 

Në pak fjalë ka përmendur historinë, realitetin e sotëm, njohurinë e tij për filmat klasikë, futbollin dhe traditën shqiptare. Kemi dhe rastin kur është disi më romantik:

Diqka qe thehet, edhe prap kur ngjitet vrehet
Thone vera flet t’verteten, njerzit shprehen zakonisht kur dehen
T’nesermen si te qeli deren, krejt problemet kthehen
E ti po ik si anderr, un pot njeku me eren
Me shpresen mos po preku, po perpjekum her pas here
Po kot edhe ksaj here, kush se thot ni fjal per neve
Sa ishim t’lumtur bashk, kurr s’ju nalke goja tjerve
E tash sillemi t’humbur, gjoja se skishe far vlere…

Apo doni të flasim për shokun e ngushtë të Kreshës dhe njeriun që gjithmonë qesh kur është pranë tij, Lyrical Son.

Ja një shembull i rastësishëm nga një tekst i tij:

A thu kush rrin me ty
A thu kush ta fshin lotin
A thu kush n’ven tmeje
Tshtin me kesh ty ton kohen…
Dielli n’mengjes kur agon
Ftyra jote mdel gjithmon
Edhe pse sje ngat…
Vetit mu gjith po naj bon
Pse po vjen me ty po mson
Tlutna mos um kall…”

Pra çunat dinë te jenë romantikë dhe të thonë fjalët e duhura. Një shembull tjetër që mua më vjen ndërmend është Ledri Vula. Padyshim një nga të preferuarat e publikut dhe një nga më të mirat të tij është kjo:

Jeta ondër, s’po muj mu çu pi gjumit
dita e parë, njejt si dita e fundit
s’o njejt si dita e fundit
tu ja nuk fletat trëndafilit veç vet pran lumit..

Ni got pe pi, pom rihet pa shoqni
moment kur t’vyn veç dikush afër bash çato se ki.. vazhdoj me lot rri tu hek mërzi, n’kët melodi
e di që veç ti lagesh prej syve tmi kur bjen shi e di, e di sa m’ki dasht
kërkoj falje që s’jom kon afër teje kur u dasht
faji jem kadale po m’djeg leht mu si kasht
njerzt i kan 5 ndjenja e ti je numër 6…”

Genc Prelvukaj është një prej reperëve dhe producentëve më të mirë që kemi në Shqipëri vitet e fundit. Ja një pjesë nga ndoshta qindra tekstet e tij:

Na jem per njoni tjetrin
Si deti edhe rana
Si plumi edhe arma
Si ylli edhe hana
si rroku e Nirvana
mali edhe zana
luani e savana
teatri edhe drama
I paster me ty sikur bora e janarit
si uji neper gur qe bjen akull prej malit
si loti gjeneralit
si monedh e arit
te dy i falim jet e kujtime kalendarit…

Lirisht i gjithë teksti i kësaj kënge mund të futet në një orë mësimi letërisë në gjimmaz për t’i treguar nxënësve figurat letrare si krahasimi dhe paralelizmi. Gjithsesi, doni ta lemë një moment repin romantik dhe hip-hopin dedikues dhe të kalojmë tek ai i vërteti. Doni një tekst të fortë, me kuptim dhe mesazhe? Ky është Getinjo dhe hyrja e këngës “Njeri”:

Dikush qohet mengjes edhe e nis diten me pun
e tjetri n’8 mengjes bjen n’gjum
jeta e shpejt njeke deri sa ta nxosh
njoni knaqet me gjep t’that tjetri s’knaqet me thas..
Njona ta jep leht tjetra nuk ta rras
njona din me t’dasht tjetra din met vra
tjetri din me t’sha e njoni t’don si vlla
njoni t’run prej flakes tjetri gzohet ti me ra
njoni pin shum edhe bohet gips tjetri jeton ndryshe per kto sene sdin hiq…

Ndërkohë vëllai i tij Mozzik, shprehet kështu në një nga këngët e tij për nënën dhe babain e tyre:

Ja pata nis diku n’vitin 2009
E afer meje vec nje babe edhe nje nane
E shkaku jem shum here jan kon t’perlam
E shkaku jem shum here jan kon gati t’ndam
Shume here n’dhome nonen e kam pa po kan
Tha keq djali jem, naper kong po shan
M’tha mos harro kurre baba yt cfare pune man
E me qat pune neve krejtve na mban
Se harrova baben e kam arsimtar
Une 8 vjet shkolle, ai 18 vjet n’ditar
Gjithmone me shprese nje dite me bo krenar
Mu bind, mu ni mire kon e ka djale…

Ja ku është dhe Noizy, i futur në listë pa mik:

“Me rëndësi është ta kesh një plan
dhe një qëllim,
zgjidhe një rrugë
me vetëbesim
Nëse gabon diku dije:
Ka vend për përmirësim
Mos lë asnjonin me t’thonë:
“s’mundesh”, është thjesht mashtrim

Kush e dinte që do ishim ktu ku jemi sot
Kujt ja mori mendja
që do kishim fansa nëpër botë
Asgjë nuk është e sigurt,
e ardhmja kurrë nuk dihet
Por kurrë nuk do ndalem
me punë gjithçka arrihet…”

Po për talentet e reja mund të flasim? Se gjasme nuk ka prurje… Kjo është një pjesë teksti nga Killua aka Sir-A:

Ni dite dimri krejt I heshtun nji qytet I ngrim
Shoh shpirtrat neper cepat qe po lypin lumturin
E kan rrok vetmin e kan dal t’veshun bukur
N’grup po ecin bashke po secili eshte I humbur
T’lutur jan me ba ni foto bashk
Me e shtir nje moment me e marr diku nje like
Vaj ka nis nji qen po kerkush nuk e kthen kryet
E une e nezi nji cigare se pa ta ma nuk po m’shtyhet
Bashk me qenin une po shoh dy dur t’vogla
Per disa sekonda mu errsu mu bota
Edhe gota me helmin qe kam une para
Ma trazoj shpirtin ma bani ma t’zi se nata
Lekt qe pata une I nxorra fill prej xhepi
U drejtova drejt atij, ai mu m’buzqeshi
Instiktivisht m’erdh mu me I zgat doren
Sa ja preka, m’kujtoj malet edhe boren…

Ku dua të dal me të gjithë tekstet që ju tregova? Që nëse doni të shani dhe të gjeni defekte apo tekste përtace këngësh, mund të gjeni sa të doni, po! Por nëse doni që të gjeni tekste të bukura, dedikime siç e patë, fjalë kushtuar femrave, të dashurave, familjes, fëmijëve, mesazhe apo edhe jetës që duhet dhe NUK duhet të bëni, të shkruara jo vetëm me rimë por dhe me muzikalitet, herë herë dhe në formën e poezive, tekstet shqip janë të mbushura me të tilla. Vetëm duhe të dini ku të kërkoni dhe çfarë të dëgjoni. Këto që përmenda unë janë shumë pak. Plus, nuk zgjatem shumë, në varësi të zhanrit të repit që bëjnë apo të “personës” që kanë zgjedhur këta këngëtarë të paraqesin për publikun, ashtu i ndërtojnë dhe këngët, rrjedhimisht e tekstet. Pra nuk duhet të habitemi nëse Tayna del si gangstere në tekstet e saj dhe ka më shumë fjalë anglisht se shqip, Majku si një djalë me 1000 halle në dashuri dhe në jetë dhe Butrinit Imeri sikur nuk ja lë asnjëra..

Këto kanë zgjedhur të jenë dhe këtë duan të paraqesin. Dhe nisur nga fakti sa dëgjohen, njerëzit mendojnë se i shkon, i pëlqejnë, duan të dëgjojnë më shumë dhe e blejnë muzikën e tyre…Megjithatë pa koment, ja ku i keni disa rreshta të mira nga ata të cilët Nano më lart dhe shqiptarët “skandalizohen”:

Tayna:

Me dek per dashni
Hajde e pina nja per dashni
Je tu ma thy si qikjo raki
Se nuk muj un pa ta si pa ty
Me pi per dashni
Un n’ta i zhys ndjenjat per ty
Edhe bona qe so tu ma ni
Se se meriton ti un e di…

Majk:

Jom kon ni djal i vogel
Me ambicie t’mdhaja
Andrra e ti u kon me mrri n’maja
Rrugen qe zgjedha,mure te nalta
Kur u nisa n’to kurgjo nuk pata
Kom lyp dashni kom gjet urrejtje
Kom lyp mundesi dyrt e mshelne
Kom lyp ndihme, ma kan kthy shpinen
Kan nejt ftoft sikur n’dimer
Kan dasht me m’honger si hiena
Arsyja pse sot me plot jom i ftoft
Si robot edhe per ta skom ndjenja…

2po2:

Fatet ku pom lidhen
Senet nuk pom lidhen
Sen spo fitohen
Senet ktu po vidhen
Burrat pa qehre
Burrat po zgerdhihen
Femnat nuk vlersohen
Femnat ktu dridhen

Eh ky karnaval
Mboni palaqo edhe mu
E kom vnu ni mask
Egon e kom shtu
Me pa nuk po du
Nuk po du me ngu
Lekt po hin n’bank
Kryhet u rrahatu…”

*Fatkeqsisht Butrint Imeri nuk mund të jetë pjesë e kësaj liste*

Nga Kejvin Kalo…

Share