Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më duaj ose më urre, por mos më injoro!

Më duaj ose më urre, por mos më injoro!
January 07
15:29 2017

Një grua rrëfen eksperiencën prej 11 vitesh martesë me bashkëshortin e saj.

“Kanë kaluar 11 vite martesë. Ai nuk është ai tipi i djalit romantik, unë e di mirë këtë. Por tashmë kanë kaluar plot 11 vite, 11 ditëlindje të pauruara, 11 përvjetore që nuk janë kujtuar e aq më pak festuar. Fillimisht isha unë që përpiqesha të festoja, edhe pse përballë kisha qëndrimin e tij të ftohtë. Por deri kur mund të vazhdojë kjo? Padyshim që nuk jam e lumtur për këtë fakt. Megjithatë kam kuptuar se askush tjetër nuk duhet ta përcaktojë lumturinë tonë, madje as bashkëshorti.

Përse ne gratë mendojmë për veten bazuar në atë që mendojnë bashkëshortët dhe aktet ligjore?  Mos ndoshta do të bëhemi më të bukura apo më të shëmtuara vetëm sepse kështu thotë ai? Apo duhet të bëhemi memece sa herë që mamaja e tij nuk na lë shans të shpjegoheni apo të flasim dhe na drejtohet me fjalë nga më fyeset për të na përshkruar? Pse ai bashkëshort që supozohet të ngrihet dhe të të mbrojë thjesht rri dhe shikon televizorin? Ia del shumë mirë të mbyllë bisedën me një fjali: “Nuk mund ta ndryshoj atë shpirt, por pres nga ty të jesh e vëmendshme. Është në rregull, ajo është nëna ime”.

Ndonjëherë them se do të dëshiroja shumë që edhe ime më të përdorte të njëjtat fjalë kundër tij për të parë në fund se çfarë do të kishte për të thënë në këtë rast.  Jetojmë në një shoqëri ku meshkujt në të shumtën e rasteve dominojnë. Kam dëgjuar shumë të thonë: Kujdesu për nënën tënde pasi grua dhe fëmijë mund të bësh sërish ndërsa nënën tënde asgjë nuk e zëvendëson.

Në rregull, supozoj se jam dakord për këtë. Por nëse kjo është e vërtetë, përse mua më duhet ta takoj time më vetëm një herë në vit? Përse ndonjëherë këta filozofët që shpikin shprehje të tilla e harrojnë që edhe gratë kanë nëna? Në këtë mënyrë, pas martese një mashkull mund të kujdeset për prindërit e tij dhe një grua duhet të kujdeset gjithashtu për prindërit e saj, të cilët padyshim jetojnë larg njëri-tjetrit. Nëse nuk do të ndodhte kështu atëherë çfarë kuptimi ka martesa?  Shpesh ne gratë mendojmë se jemi martuar të dy, por në fund del që është martuar vetëm njëri.

Unë e kam lënë pas të kaluarën në shtëpinë e prindërve të mi dhe të solla ty një “shërbëtore” për shtëpinë, që kujdeset për ty, fëmijët, prindërit e tu dhe që dëgjon të thuash gjithë gjykimet e mundshme mbi mua. Ndërsa ti, mashkulli, vazhdon të mbetesh djali pranë prindërve, në shtëpinë tënde, me identitetin tënd dhe i rrethuar nga njerëz që të duan”./Blitz.al/

Shperndaje