Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

McDonald’s ndryshon logon e kompanisë. Zbuloni arsyen!

McDonald’s  ndryshon logon e kompanisë. Zbuloni arsyen!
March 08
20:05 2018

Një “Mc Donald’s” në Lynwood, Kaliforni ka ndryshuar pjesërisht logon e kompanisë për një arsye me të vërtetë madhore.

Ata kanë kthyer mbrapsht gërmën “M” në “Ë”. Shumë kush mund të ketë menduar se është një pakujdesi apo ngatërresë por në fakt e gjitha është bërë në kuadër të festës ndërkombëtare të grave.

McDonald’s thotë se do të kthejë logon e saj me kokë poshtë në të gjitha kanalet e saj digjitale, Twitter dhe Instagram.  Një përfaqësues i kompanisë është shprehur se në 100 restorante këmishat e stafit dhe paketimi do të jenë të veçantë, mbi ditën e gruas. Ide e bukur!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje