Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masa mbrojtëse edhe për t’u puthur? Studimi shokues: Sëmundja e rëndë mund të transmetohet edhe nga puthjet

Masa mbrojtëse edhe për t’u puthur? Studimi shokues: Sëmundja e rëndë mund të transmetohet edhe nga puthjet
May 14
22:34 2019

Studiuesit në Australi zbuluan se puthja me gjuhë mund të jetë një mënyrë për të transmetuar gonorrhea orofaringeale, veçanërisht midis meshkujve homoseksualë dhe biseksualë.

Studimi u përqëndrua në këto popullsi, pasi sipas statistikave gonorrea në Australi është më e zakonshme në to se sa në mesin e heteroseksualëve.

Megjithëse pretendimi nuk është studiuar gjerësisht, një ekspert thotë se zbulimet, të botuara të enjten në një artikull mbi infeksionet e transmetuara seksualisht, janë të rëndësishme.

Gonorrhea është sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet dhe kurohet ne kohë eshtë sëmundje e kurueshme. Ne rast të kundërt shoqërohet me komplikacione. Kjo deri tani pasi dyshimet janë se mund të transmetohet edhe nga puthjet.  Anthony Lutz, një mjek infermier në departamentin e urologjisë në Qendrën Mjekësore të Kolumbias që është marrë me këtë rast shprehet se  është një temë që ia vlen të studiohet akoma edhe më gjerë. Ky do të jetë një zbulim i frikshëm pasi njerëzit do u duhet të kufizojnë edhe puthjet me partnerë të ndryshëm.

Studiuesit hartuan pyetësorë për më shumë se 3,000 burra homoseksualë dhe biseksualë në një qendër shëndetësore seksuale në Melburn, 6 për qind e të cilëve rezultuan pozitivisht si të infektuar nga gonorrhea orale. U vu re se ata kishin një mesatare prej deri në 4 partnerë me të cilin ishin puthur, dhe 1 partner me të cilin kishin kryer marrëdhënie të paktën në 3 muajt e fundit. Studimi tregoi se ata që vetëm ishin puthur ishin në rrezik më të madh ndaj kësaj sëmundjeje. Ata që kishin më shumë se katër partnerë me të cilët ishin puthur kishin 46% më shumë të ngjarë të sëmureshin.

“Kemi zbuluar se sa më shumë njerëz të puthi një individ aq më i rrezikuar është për të patur sëmundjen e gonorrheas.”,- është shprehur drejtori  Divizionit të CDC për Parandalimin e SST. Kjo shpjegon dhe faktin ndoshta se përse disa njerëz diagnoztifikoheshin me këtë sëmundje edhe pse nuk kishin qenë seksualisht aktiv duke saktësuar se jo vetëm merret nëpërmjet kontaktit seksual oral por tashmë edhe nga puthjet. Mos ndoshta duhen përdorur masa mbrojtëse tashmë edhe për t’u puthur?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje