Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marvel publikon datat e 10 filmave dhe serialeve të reja, ja gjithçka që duhet të dini

Marvel publikon datat e 10 filmave dhe serialeve të reja, ja gjithçka që duhet të dini
July 21
11:16 2019

Për herë të parë në kaq vite, më në fund kemi një ide se çfarë Studiot Marvel kanë planifikuar për fazën tjetër të universit të kinemasë.

Studioja e famshme bëri publike axhendën për të paktën dy vitet e ardhshme, në Comic Con-in e mbrëmjes së djeshme, që zhvillohet në San Diego dhe ka kaq shumë surpriza dhe projekte të reja.

Zbulimet më të mëdha janë se Natalie Portman do ti jepet çekiçi i Thor-it, fituesi i çmimit Oscar, Mahershala Ali do të jetë protagonist në projektin e Blade dhe se studioja po punon për filma e seriale të reja që zhvillojnë karaktere që Marvel sapo ja ka fituar të drejtën e punimit.

Për shumë kohë, strategjia e planifikimit të studios ka qenë heshtja dhe aludimet që i liheshin fansave ti bënin, se kush film do të ishte i rradhës apo se çfarë personazhi do të nxirrnin në kinema. Nuk ka qenë e zakonshme që Marvel ti shpallë paraprakisht projektet, por mesa duekt strategjia e tyre ka ndryshuar. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Avengers:Endgame” dhe “Spider Man: Far From Home”, ende nuk dihej asnjë plan për filmat e 2020-ës apo 2021-it por tani kemi një panoramë të qartë të asaj që do të ndodhë, madje kemi dhe një ide të mirë të aktorëve, regjizorëve dhe cast-eve të reja që do të bëhen pjesë e universit të superheronjëve.

Kjo ishte ajo që u lajmërua në panelin e Comic-Con:

I pari do të vijë filmi i shumëpritur “Black  Widow”, me protagonsite sigurisht Scarlett Johansson dhe Rachel Weisz, në kinema në 1 maj 2020.

Më pas do të vijë “The Eternals”, me protagonsite surprizë të famshmet Angelina Jolie dhe Salma Hayek, e që do të jetë në kinema në 6 nëntor 2020.

I rradhës në listë është “Sang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, me protagonist Simu Liu, në kinema në 12 shkurt 2021. Shang Chi do të jetë personazhi i parë kryesor aziatik i universit Marvel.

“Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, me protagonist ende Benedict Cumberbatch, Elizabeth Olsen (po, Scarlet Witch) e që do të jetë në kinema në 7 maj 2021.

“Thor: Love and Thunder”, i cili do të ketë regjizor Taika Watiti dhe do të ketë protagonist Natalie Portman (që do të ngrejë çekiçin si Thor-i i parë femër), por cast-it nuk do ti mungojnë as yjet Tessa Thompson dhe Chris Hemsworth. Në kinema në 5 nëntor 2021.

Kevin Fegie, drejtuesi i studiove Marvel gjithashtu tha se tani që kompania e tij ka të drejtat për të punuar me “Fantastic Four” dhe “X-Men”, do të punohet dhe me këto histori. Ai konfirmoi dhe zhvillime, për filmat e rradhës të “Black Panther” apo “Captian MARVEL”. Kujtojmë që pantera e zezë e Marvel është filmi i parë në histori i një superheroi të vetëm, që bëri më shumë se 1.3 miliardë dollar fitime në kinema.

Surpriza tjetër që u përmend dhe më lartë ishte përfshirja e Mahershala Ali në projektin e ri të “Blade”, histori që është pritur prej kohësh të zhvillohet nga superfansat e heronjëve. Ky projekt ka shanse të zhvillohet me Netflix, pra do të kemi një tjetër bashkëpunim mes Marvel dhe Netflix.

Ndërkohë u publikuan dhe serialet që do të shfaqen në rrjetin Disney, që do të nisin që nga vjeshta e 2020 dhe do të përfshijnë aktorë dhe protagonsitë tashmë shumë të famshëm të universit Marvel:

“The Falcon & Winter Soldier” në vjeshtën 2020.

“WandaVision”, në pranverë 2021

“Loki” në pranverën 2021

“WHAT IF”, një serial me shumë protagonistë e personazhe nga Marvel, në verën e 2021

“Hawkew”, në vjeshtën e 2021

Të gjithë superheronjtë e mësipërm do të kenë të njejtët aktorë që kanë pasur dhe në filma, çfarë do të thotë që do të shohim sërish Tom Hiddleston si Loki, dyshen Anthonie Mackie dhe Sebastian Stan si Falco dhe Winter Soldier etj etj etj.

Dhe për ju që mendoni se i keni dëgjaur të gjitha dhe jeni shumë të emocionuar për gjithë këto projektet e supriza, studioja ka më shumë projekte për të publikuar muajin tjetër, ndoshta dhe pamjet e para nga konceptet dhe arti për filmat e serialet.

Kaq shumë gjëra për të parë, në kaq pak kohë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje