Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martesa më e çuditshme dhe e padëgjuar! Të gjithë e kemi një “lidhje” të tillë

June 30
12:33 2016

...

Një burrë u martua me telefonin e tij në një ceremoni të çuditshme në Las Vegas  për të provuar se sa të rëndësishëm janë telefonat në jetën tonë të përditshme.

Aron Chervenak, 34 vjeç, nga Las Vegasi u martua me smartphone-n e tij në “The Little Vegas Chapel” në Nevada muajin që kaloi. Ai ka pohuar se në një farë sensi marrëdhënia e tij më afatgjatë ka qenë vetëm me celularin. “Nëse do të jemi të sinqertë me veten ne kemi një lidhje tejet emocionale me të. Ne i drejtohemi atij kur duam ngushëllim, për të na vënë në gjumë, për të lehtësuar mendjet tona dhe për mua një marrëdhënie e tillë është kuptimi i vërtetë i fjalës lidhje”,- ka thënë Aron gjatë dasmës. “Në një sens, ka qenë marrëdhënia ime më e gjatë dhe ndaj kam vendosur kështu, për të parë se si është të martohesh më një telefon”.

Aron shpjegoi për kamerat që dokumentonin ngjarjen se kontaktoi një kishë lokale për të parë nëse do të ishin të gatshëm të zhvillonin ceremoninë aspak ortodokse. Për çudi kisha kishte pranuar. Gjatë rrugës drejt “altarit”, Aron ishte veshur me një kostum të zi, ndërsa smartphone me një “veshje të bardhë”, ndërkohë që të dy shkuan me një makinë rozë drejt kishës. Momenti i unazave mund të quhet më i çuditshmi. Aron vendosi gishtin në një unazë të modifikuar në pjesën e jashtme të telefonit, si një simbolikë të lidhjes në martesë. Sigurisht nuk pati një puthje por Aron nuk reshte së buzëqeshuri “bashkëshortes” së tij të re. Kompania Apple pas publikimit të videos në Youtube u shpreh se Aron mund ta rinovojë betimin kur të dalë modeli i ri i telefonit.

 

Komento
Shperndaje