Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maratonisti vdes gjysmë metri para vijës të finishit

Maratonisti vdes gjysmë metri para vijës të finishit
June 06
12:59 2016

Një maratonist ka vdekur në gjysmë-maratonën në Britani, në ditën më të nxehtë të vitit. 38-vjeçari ka rënë në tokë gjysmë metri larg  vijës së finishit. Maratonistët dhe spektatorët janë përpjekur ta mbajnë gjallë deri në mbërritjen e ambulancës, por policia ka konfirmuar se ndërroi jetë në spital.

Maratonistët dhe spektatorët kanë treguar për këtë eksperiencë të keqe. Dita më e nxehtë e vitit nuk ka qenë në favor të konkurrentëve, të cilët janë munduar t’i jepnin menjëherë ndihmën e parë; mes tyre pati edhe shumë spektatorë  që ofruan ndihmën e tyre.  Maratonisti ishte vetëm gjysmë metri larg vijës së finishit në momentin që ra në tokë. Zëdhënësi i policisë ka thënë: “Maratonisti u rrëzua në fund të maratonës ai është dërguar menjëherë në spital dhe vdiq atje. Familja ka qenë e vetëdijshme dhe mjeku ligjor ka qenë i informuar”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje