Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makina koduese e shkrimit “Lorenz”, e përdorur nga Hitleri, shitet për 10 dollarë

Makina koduese e shkrimit “Lorenz”, e përdorur nga Hitleri, shitet për 10 dollarë
May 30
13:57 2016

...

...
Picture 1 of 1

Makina gjermane e shkrimit të koduar mësohet se është shitur në Ebay.

E quajtur makina “Lorenz”, ajo përdorej për të shkëmbyer mesazhe sekrete mes Hitlerit dhe gjeneralëve të tij. Ajo mbahej në një kasolle në Essex dhe është shitur për 10 dollarë. Vullnetarë nga Muzeu Kombëtar  në parkun “Bletchley” e kanë zbuluar shitjen dhe e kanë blerë për makinë telegrami. “Ne po shihnim Ebay dhe pamë një foto të makinës që thuhej se ishte një makinë shkrimi për telegrame. Një kolegu im shkoi në Southend për të hetuar dhe e gjeti atë të hedhur në një cep dhe të mbuluar me mbeturina në shesh. Kur pyeti se sa kushtonte u habit nga vlera prej 9.5 dollarësh. Pasi pagoi 10 dollarë dhe la dhe kusur u largua duke qeshur”.

Makina është përdorur për të çuar mesazhe sekrete të enkriptuara më pas nga një makinë që përdorte 12 rrota individuale me përdorime të shumta për të bërë kodin. Të gjithë e njohin makinën “Enigma”, por Lorenz është përdorur për komunikime strategjike. Kur vullnetarët e morën nga “Essex”  zbuluan se mbi të ishte stampuar numri zyrtar i kohës së luftës për gjermanët që përputhet me makinën tjetër që ndodhet në Norvegji.

Komento