Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lule në ditën tuaj të dasmës? Shumë e zakonshme, provoni…qenushët!

Lule në ditën tuaj të dasmës? Shumë e zakonshme, provoni…qenushët!
October 20
15:14 2016

Sarah dhe Mat Crain u martuan së fundi dhe një detaj i rëndësishëm në dasmën e tyre ka bërë që ceremonia martesore e çiftit të bëhet virale në internet. Sarah gjatë dasmës nuk ka mbajtur një buqetë me lule në duar, por … një qenush.

Tashmë shumë çifte të frymëzuar prej tyre i kanë zëvendësuar lulet me qentë duke e kthyer në një trend në shumë dasma. Kathryn Dombrowski dhe Brad Zeimer janë një nga ata çifte. Kathryn punon vullnetarisht në një organizatë në mbrojtje të kafshëve, ndërsa Brad i adhuron qentë. Kështu që kur ata do të martoheshin e dinin që qentë duhej të ishin të përfshirë në dasmën e tyre. Nusja, dhëndri dhe shoqëruesit u shfaqën në ceremoni me qenushë në duar duke surprizuar të gjithë të pranishmit.

Duke dashur të japin një mesazh të rëndësishëm për të ndërgjegjësuar të gjithë që t’i shpëtojnë qentë në nevojë, ata shpresojnë që edhe shumë çifte të tjerë të ndjekin shembullin e tyre./Blitz.al/

qen qenush

Komento
Shperndaje