Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike Dimërore: Stafi shpërndan 110.000 kondomë tek atletët, sepse “asnjëherë nuk i dihet”

Lojërat Olimpike Dimërore: Stafi shpërndan 110.000 kondomë tek atletët, sepse “asnjëherë nuk i dihet”
February 14
00:13 2018

 

Sportisëve të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore iu janë shpërndarë plot 110.000 kondome. Po po e lexuat mirë, 100.000!

Sipas llogaritjeve, i bie që çdo atlet të ketë marrë rreth 38 kondome për 16 ditë gjithsej.

Fshati Olimpik ndonëse e ka të ndaluar kryerjen e marrëdhënieve seksuale duke qenë se ndikon në performancën e sportistëve në garë, gjithsesi ka vendosur që të shpërndajë kondome sepse edhe kur s’është lejuar, sportistët e kanë gjetur mundësinë të thyejnë rregullat.

Por teksa kjo ka qenë e palejuar, në shumicën e rasteve marrëdhëniet seksuale janë kryer pa mbrojtëse duke rritur kështu rrezikshmërinë e shpërndarjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Sipas sportistëve, kjo liri për të kryer marrëdhënie seksuale i ka bërë ata të ulin numrin e marrëdhënieve sepse siç thotë edhe një shprehje: Kurioziteti është kur nuk lejohet, pasi kur je Brenda rregullave, nuk sheh diçka të të intrigojë. /Blitz.al/

 

Shperndaje