Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lidhja juaj është bërë e mërzitshme? Këto janë mënyrat për ta rindezur pasionin

Lidhja juaj është bërë e mërzitshme? Këto janë mënyrat për ta rindezur pasionin
September 16
12:22 2016

Një marrëdhënie dashurie ka sigurisht ulje dhe ngritje, madje kjo e bën edhe më të lezetshme një lidhje, por ka disa raste kur periudha e “pushimit” apo “paqes” zgjatet më shumë sesa duhet, ndaj patjetër duhet ndryshuar diçka në përditshmërinë tuaj në mënyrë që lidhja të mos bëhet e mërzitshme dhe madje të përfundojë me ndarje.

Kjo ndodh sidomos kur çiftet kanë një kohë të gjatë që qëndrojnë me njëri-tjetrin dhe duket sikur pjesën më të madhe nga njëri- tjetri e kanë konsumuar. Mbani mend se në një marrëdhënie nuk duhet të jeni asnjëherë shumë të qetë pasi kjo do të ndikojë direkt në dashurinë që keni.

Megjithatë ju mund të “thyeni akullin” duke provuar disa aktivitete të reja ose duke hequr dorë nga ato të vjetrat. Më poshtë keni disa këshilla nga psikologe Pella Weisman, e cila ju garanton se nëse i ndiqni siç duhet do të mund të rindizni pasionin e fillimit.

  1. Provoni një aktivitet të ri

Provoni një sport të ri, ose merrni pjesë në një klasë të re pikture, kërcimi apo çfarëdo aktiviteti që ju pëlqeni. Kënaqësia që do të përjetoni bashkë do të jetë shumë motivuese.

  1. Mos qëndroni në shtëpi për të parë filma

Nëse rehatoheni në shtëpi duke parë filma dhe kjo ju kthehet në rutinë, atëherë me shumë mundësi do të filloni të ndiheni si “motër e vëlla”. Ndryshojeni këtë duke shkuar në kinema apo vende të tjera jashtë shtëpisë.

  1. Shkoni diku ku nuk keni qenë asnjëherë

Udhëtimet janë gjithmonë interesante, sidomos ato në çift. Provoni të shkoni diku ku nuk keni qenë asnjëherë dhe do të vini re se do të njihni pjesë të tjera nga partneri juaj që nuk i kishit njohur më parë.

  1. Surprizoni njëri-tjetrin

Surprizat janë gjithnjë të këndshme, sidomos kur ato vijnë në një moment kur çifti duket paksa “në gjumë”. Kujtojini të dashurit tuaj të zemrës sa vleni për të duke e emocionuar me diçka të vogël, por që ka kuptim.

  1. Rikrijoni pasionin e fillimit

Shkoni edhe një herë në vendet ku jeni takuar fillimisht për të kujtuar disa nga emocionet e fillimit.

  1. Tregoni se çfarë vlerësoni te njëri-tjetri

Ndonjëherë, edhe pse e dini që e doni njëri-tjetrin, duhet kujtesë për t’i treguar edhe një herë arsyet se pse e dashuroni partnerin tuaj. Thoni “të dua” më shpesh dhe mos harroni të jepni puthjen e mëngjesit dhe të natës së mirë.

/Blitz.al/

Shperndaje