Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Librat e shkruar nga disa VIP-a që do t’ju frymëzojnë të bëheni “boss”

Librat e shkruar nga disa VIP-a që do t’ju frymëzojnë të bëheni “boss”
October 26
10:37 2016

Kur vjen fjala te librat që shkruhen nga personazhet e famshëm, ju nuk e dini saktësisht se çfarë do të lexoni deri kur nisni faqet e para. Fatmirësisht, disa prej këtyre librave janë vërtet të realizuar në mënyrën më të mirë dhe janë frymëzues për të gjithë për sa i përket arritjes së objektivave dhe karrierës. Duhet thënë se të gjithë këta VIP-a kanë kaluar vështirësi për të arritur atje ku janë tani. Mirë është që këta libra të lexohen, sepse, ku i dihet, mbase do t’ju shkrepë në mendje të merrni një drejtim tjetër të jetës që as nuk e kishit menduar.

Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa prej këtyre librave që do t’ju frymëzojnë që të vishni xhaketën dhe të jeni gati për t’u bërë “boss”.

  • Amy Schumer  – “Vajza me tatuazhin në shpinë”. Një libër feminist, tejet frymëzues dhe shumë emocional.

1

Sara Barellies – “Muzika që më ngjan mua; jeta ime në një këngë”. Një libër për të gjithë ata që e dinë që janë kreativë dhe origjinalë. Do të mësoni se sa e vështirë por njëkohësisht e mrekullueshme është që të mbetesh vetja.

2

  • Arianna Huffington – “Lulëzimi”. Pagjumësi, stres, lodhje, por në fund sukses dhe vetëm sukses.

3

  • Tina Fey – “Pantallona bosash”. Do të qeshni dhe do të emocionoheni në të njëjtën kohë.

4

  • Shonda Rhimes – “Viti kur thuhet Po”. Po sikur t’i thoni “Po” çdo mundësie që ju vjen dhe në fund të përfitoni prej shumicës prej tyre?

5

  • Amy Poehler – “Po të lutem!”. Një libër fokusuar jo vetëm te karriera, por edhe te ndjesitë personale që shpesh i ngatërrojnë gjërat.

6

  • Sophia Amoruso – “Një vajzë boss”. Një libër për të frymëzuar çdo vajzë të re për të besuar te vetja e për të mos u mbështetur tek asnjë mashkull për të arritur majat.

7

  • Mindy Kaling – “Pse jo unë?”. Një model i mrekullueshëm se si, duke qenë ndryshe nga të tjerët, mund të arrish suksesin më të madh.

8

  • Naya Rivera – “Më fal, mos më fal”. Ajo na tregon se si nuk duhet qarë asnjëherë dhe nuk duhet kërkuar falje për gjithçka. Na tregon se si me karakter të fortë mund të kalojnë edhe sëmundje të rënda e gjithashtu mund të preket edhe suksesi.

9

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje