Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajmi i rremë përhapet gjashtë herë më shpejt se lajmet e vërteta në Twitter

Lajmi i rremë përhapet gjashtë herë më shpejt se lajmet e vërteta në Twitter
March 14
00:15 2018

Informacioni i rremë ose lajmi i rremë udhëton rreth Twitter gjashtë herë më shpejt se reagimet e vërteta. Tre studiues nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts analizuan shpëndarjen e më shumë se 126.000 postimeve në rrejtet sociale deri në 2016.

Ata zbuluan se gënjeshtrat përhapen dukshëm më shpejt dhe më thellë se e vërteta në të gjitha kategoritë e informacionit. Sipas profesor Sinan Aral lajmi i rremë është më shumë në formën e një romani dhe njerëzit kanë më shumë gjasa të shpërndajnë atë lloj inormacioni.

Gjetjet e reja nga studimi të botuara në revistën “Science” zbulojnë se  lajmet e rreme janë 70% më të pëlqyera dhe ka gjasa të ri-postohen më shumë se lajmet e vërteta.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje