Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i mirë për të gjithë gjumashët: Krijohet makineria që ju përgatit mëngjesin vetë!

Lajm i mirë për të gjithë gjumashët: Krijohet makineria që ju përgatit mëngjesin vetë!
July 04
10:03 2016

Një shkencëtar i moshuar, Peter Browne, ka bërë një shpikje që do të gëzojë shumë persona. Duke qenë se rutinat tona janë tejet të zëna, shpesh përgatitja e mëngjesit kthehet në bezdi për të gjithë. Mirëpo, kjo makineri e re do të funksionojë në mënyrë të atillë që vetëm me shtypjen e një butoni vetëm për pak minuta do të keni në pjatë vezën e zier, bukën e thekur dhe çajin e ngrohtë.

Sigurisht projekti është në fazat e tij të para dhe pritet të përsoset si makineri vetëm atëherë kur një kompani prestigjioze të vendosë të blejë patentën e ekskluzivitetit.

Nëpërmjet videos ju mund të shikoni se makineria është vetëm në fazat e para, sepse sipas Peter Browne kjo makineri supozohet të mos zërë shumë vend në ambientin e kuzhinës, por duke qenë se çdo lidhje mekanike është bërë nga ai vetë, për momentin struktura është më e madhe sesa do të jetë në versionin final. Atij i janë dashur 1000 orë për ta bërë këtë projekt realitet. Tani pritet vetëm që gjithçka të bëhet realitet dhe më në fund të gjithë të kemi mundësi ta gjejmë mëngjesin gati.

 

 

Shperndaje