Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky studim tregon diçka fyese për të gjitha femrat që bëjnë tatuazhe

Ky studim tregon diçka fyese për të gjitha femrat që bëjnë tatuazhe
October 03
12:25 2016

Kur vjen puna te trupat tanë, të gjithë e dinë se sa duhen respektuar vendimet e femrave, pavarësisht nëse ka të bëjë me shëndetin, stilin e të veshurit apo edhe operacionet plastike. Për shembull, kur femrat dëshirojnë të bëjnë një tatuazh ka disa opinione se çfarë historie fshihet pas tij. Në përgjithësi shpesh nga femrat pritet që të japin më shumë justifikime për veprimet dhe vendimet që marrin, sidomos për diçka që shënjohet dhe mbahet në trup përgjithnjë. Këto të dhëna vijnë nga një sondazh që ka bërë një studente e Universitetit të Teksasit në San Antonio. Studimi përfshin  pjesëmarrjen e 211 fotove të femrave pa asnjë tatuazh dhe me disa tatuazhe.  Në total kanë rezultuar katër lloje fotografish: femra pa asnjë tatuazh, femra me një tatuazh trëndafili, femrat me tatuazhe me kafka dhe kocka dhe ato që kishin zgjedhur të bënin tatuazh një flutur.

Lisa Oakes ka nxjerrë këto përfundime: “Kur ke një tatuazh në trup  vlerësohesh si një person i hapur ndaj marrëdhënieve seksuale, se nuk i zgjedh partnerët dhe si një “makinë seksi”, ndryshe nga femrat e tjera që nuk kanë asnjë tatuazh”.

Kjo është paragjykuese për femrat. Nëse do të bëhej një studim për meshkujt me tatuazhe rezultatet nuk do të ishin të njëjta. Ajo që për femrat quhet e pamoralshme për gjininë tjetër konsiderohet diçka e lezetshme. Nëse karakteri i femrave gjykohet nga prania e një tatuazhi, për meshkujt ai nuk do të quhej gabim. A do të quheshin ndonjëherë meshkujt pa moral nga pasja e një tatuazhi? Shumica do të thonë që jo. Pavarësisht kësaj, të gjithë duhet të ndihen mirë me atë çfarë janë dhe të mos paragjykojnë e të mos lejojnë që të paragjykohen. /Blitz.al/

Shperndaje