Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky shkrim që bëri xhiron e botës është i vetmi që ju duhet për të kuptuar lidhjet dhe dashurinë!

Ky shkrim që bëri xhiron e botës është i vetmi që ju duhet për të kuptuar lidhjet dhe dashurinë!
September 13
17:35 2018

Arsyet pse njerëzit divorcohen dhe nuk e dashurojnë më njëri-tjetrin janë të shumta dhe disi mister. Por ky krijim i Taylor Myers për frikën nga dashuria ka bërë xhiron e botës.

“Shumë njerëz më pyesin se cila është frika ime më e madhe, ajo që më frikëson më shumë. Dhe e di që presin një përgjigje si lartësitë, hapësirat e mbyllura apo njerëzit e veshur si kafshë, por si mund t’u them atyre se kur isha 17 vjeç studioja një lëndë të quajtur “Marrëdhënie për jetën”  dhe kam mësuar se shumica e njerëzve nuk të dashurojnë më për të njëjtat arsye që ranë në dashuri me ty. Që kokëfortësia e dikurshme e të dashurës së tyre tashmë është kthyer në refuzim për kompromis, dhe që vendosmëria e mendjes së tyre tani është kthyer në papjekuri dhe që zakonet e këqija të tyre që dikur i adhuronin tashmë janë kotësi. Spontaniteti i tyre bëhet papërgjegjshmëri dhe këmbët e tyre nuk janë më tërheqëse, janë thjesht një shpërqëndrim në jetën tuaj të zënë.  Nuk ka gjë që më trishton dhe më frikëson më shumë sesa ideja që mund të bëhem e shëmtuar për dikë që dikur shihte yjet në sytë e mi.”

Ajo nuk e priste që shkrimi i saj të bëhej viral, dhe më vonë shkruajti një sqarim për gjërat që kishte mësuar për dashurinë.

“Pasi  mësuesi na shpjegoi këtë teori, ai na pyeti: “A është dashuria një ndjenjë? Apo është një zgjedhje? “Ne ishim të gjithë një grup adoleshentësh. Natyrisht thamë se ishte një ndjenjë. Ai na tha se në qoftë se ne vazhdojmë sipas këtij mendimi , kurrë nuk do të kemi një marrëdhënie të qëndrueshme të asnjë lloji.

Ai na bëri të intervistojmë një grup të rriturish që ishin ose kishin qenë të martuar dhe i pyetëm për martesat e tyre dhe përse zgjati apo pse dështoi. Në fund, e pyeta çdo person nëse dashuria ishte një emocion ose një zgjedhje.

Të gjithë thanë se ishte një zgjedhje. Ishte një angazhim i vetëdijshëm. Ishte diçka për të cilën zgjedh të punosh çdo ditë me një person që ka bërë të njëjtën zgjedhje. Të gjithë thanë se në një moment në martesën e tyre, “ndjenja e dashurisë” ishte zhdukur ose venitur dhe ata nuk ishin të lumtur. Ata thanë se ndjenjat janë gjithnjë në ndryshim dhe nuk mund të ndërtoni diçka që zgjat mbi një bazë kaq të lëkundshme.

Të martuarit thanë se kur gjërat shkonin keq, ata zgjodhën të mbështeteshin te komunikimi, zgjodhën të identifikonin se çfarë nuk shkonte dhe si ta rregullonin, dhe zgjodhën të rikrijonin diçka me të cilën ja vlente të dashuroheshe.

Të divorcuarit thanë se zgjodhën të largoheshin.

Që nga ajo lëndë, që nga ky projekt, kurrë nuk i kam shikuar më marrëdhëniet në të njëjtën mënyrë. Kuptova pse martesat e planifikuara ishin të suksesshme. Kam zbuluar ndryshimin mes ndjenjës dhe angazhimit. Kurrë nuk kam shkuar pas personit që ma bënte zemrën apo mendjen të fluturonte. Kam zgjedhur njerëzit që më zgjodhën mua, që ishin të dedikuar për të gjetur diçka për të adhuruar edhe në ditët më të shëmtuara.

Unë nuk e kam më frikë ditën kur dikush që u betua se isha universi i tij, nuk mundet të shohi më yjet në sytë e mi, për aq kohë sa ai ende zgjedh të kërkojë derisa t’i gjejë sërish.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje