Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky fotograf përdor mashtrimin më qesharak të mundshëm dhe bën fotografi aq mbresëlënëse

Ky fotograf përdor mashtrimin më qesharak të mundshëm dhe bën fotografi aq mbresëlënëse
June 12
19:22 2018

Shpesh të duhet të bësh 1000 shkrepje për të nxjerrë si rezultat një foto të bukur për ta hedhur në rrjete sociale apo për ta ruajtur si një kujtim të bukur. Fotografët për shembull i dinë mirë këndet e duhura, dritën e duhur, reflektimin, nuancat, kombinimet e megjithatë duhen orë të tëra shkrepje për të realizuar një set profesional.

Epo ja që Mathias Fast ka gjetur trukun më interesant të mundshëm për ti bërë fotot tepër të veçanta. Nuk ka asnjë kosto shtesë në aparate. Fast përdor një ekran telefoni si një sipërfaqe reflektuese duke ndaluar elementët e padëshiruar që të bëhen pjesë e fotos por gjithashtu duke i dhënë një sfond akoma më të bukur fotos.

Siç edhe mund të shihni pamja që reflektohet në ekranin e telefonit pasqyrohet dhe del edhe në foto duke të dhënë idenë e një parajse. Shihni në vijim disa punime të Mathias-it.

Ndonjëherë efektet janë delikate, ndonjëherë ato janë shumë më dramatike. Por qëllimi i tij përfundimtar është ta bëjë shikuesin të qëndrojë për një moment dhe të vrasë mendjen se çfarë është shkrepur në ato foto të cilat duken të pabesueshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje