Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky çift simpatik ka 52 vite bashkë dhe ka ndjekur një ritual të pazakontë që prej fillimit

September 01
17:07 2016

Gjyshja Fran, 74 vjeçe, dhe gjyshi Ed, 76 vjeç, kanë jetuar bashkë 52 vite. Por edhe pse ky fakt mund të jetë shumë i zakontë, një ritual që ata kanë vendosur që prej fillimit të marrëdhënies së tyre e ka bërë historinë frymëzuese për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Fran dhe Ed kanë kombinuar veshjet e tyre për çdo ditë. Ka qenë pikërisht nipi i tyre, një këngëtar nga New York-u, Anthony, i cili ka bërë të ditur historinë e tyre nëpërmjet një postimi në Twitter. “Gjyshërit e mi janë martuar 52 vite më parë dhe kanë kombinuar veshjet e tyre për çdo ditë”, – ka shkruar ai. Ky postim ka marrë shumë pëlqime dhe është shpërndarë mbi 100,000 herë në rrjete sociale.

Këta gjyshër kanë prekur të gjithë rrjetin me historinë e tyre sa interesante, aq edhe frymëzuese për sa i përket ruajtjes së një marrëdhënieje dashurore. /Blitz.al/

Shperndaje