Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky çift kurseu £1600 në lulet e dasmës duke i rritur vetë në kopshtin e tyre

Ky çift kurseu £1600 në lulet e dasmës duke i rritur vetë në kopshtin e tyre
August 30
18:34 2019

Një nga elementët më domethënës në dasmën e një çifti janë lulet e dekorit. Çiftet shpenzojnë shuma marramendëse në dekorin e dasmës së tyre sidomos për lulet të cilat padiskutim nuk mund ti kursesh në një eveniment të tillë. Por ja që Aimee dhe Tyler të dy 25 vjeç, në dasmën e tyre gjetën një zgjidhje ideale.

Ata vendosën të kursenin para duke i mbjellë vetë lulet për dekorin e dasmës së tyre. Çifti nga Salisbury në një kopsht pranë shtëpisë mbollën lule nga më të ndryshmet duke kursyer gati 1600 paund dhe duke harxhuar rreth 400 paund në pleh organik, fara zhardhokë e gjithçka duhet për mbjelljen e luleve.

Me lulet që u rriten ata krijuan buqetat e Aimee dhe të gjashtë shoqërueseve të saj, dekorin e tavolinave , një hark lulesh në altar pra gjithçka nevojitet e dekoruar me lule në një dasmë.

“Unë u interesova të mësoja për lulet dhe Tyler për shëndetin e tokës dhe dëmtuesit e kopshtit.”,- është shprehur Aimee e cila shton se prej tyre janë frymëzuar edhe shumë të tjerë jo vetëm për të kursyer në pra por edhe sepse kopshtaria është me të vërtetë diçka qetësuese./Blitz.al/

Komento
Shperndaje