Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky burrë nuk i ka prerë apo larë flokët prej 40 vitesh dhe e quan “bekim nga Zoti”

Ky burrë nuk i ka prerë apo larë flokët prej 40 vitesh dhe e quan “bekim nga Zoti”
July 17
21:25 2019

Një burrë nga India nuk i ka prerë apo larë flokët e tij prej 40 vitesh dhe tashmë ato kanë arritur gjatësinë 1.8 m dhe sipas tij ky është një “bekim nga Zoti”.

63 vjeçari Sakal Dev Tuddu, nga rajoni Munger i shtetit Bihar, i mban flokët e tij veshur si një turban në kokë.

Ai shprehet se një natë, rreth 40 vjet më parë, flokët e tij papritmas u kthyen në modelin “dreadlocks” dhe kjo sipas tij ishte një ndodhi hyjnore. Më pas, Zoti e vizitoi në ëndërr dhe i tha të mos i priste flokët dhe Sakal u bind.

Gjithashtu, ai hoqi dorë nga duhani dhe alkooli për t’ju përkushtuar fesë.

Për t’i mbajtur flokët të pastër, sa herë që ai del i mban të mbledhura me një copë të bardhë, përndryshe mund të fshinin të gjithë dyshemenë.

Sakal ka punuar për 31 vjet në pylltari, ndërsa tani punon si një shërues tradicional ku përgatit mjekime për çiftet që nuk mund të bëjnë fëmijë. Ai jeton me bashkëshorten e tij, 3 djemtë, 3 vajzat dhe 7 nipërit e mbesat. Të gjithë e kanë pranuar stilin e tij të jetesës, por Sakal i duhet ende shumë për të arritur rekordet. Në Kenya, Asha Mandela kishte flokë 34 metra të gjatë, vetëm në moshën 55 vjeçare.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje