Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është e virgjër përfiton një bursë studimi falas

Kush është e virgjër përfiton një bursë studimi falas
March 18
12:41 2016

Një kryetar komune në Afrikën e Jugut ka shpërblyer me bursa 16 adoleshente që kanë ruajtur virgjërinë gjatë shkollës së mesme, – ka njoftuar zyra e komunës.

Kryetari i Uthukelas, Dudu Mazibuko, ka provuar diçka të re, duke ofruar bursa për vajzat që kanë ruajtur virgjërinë. Programi tenton të ndalë shtatzëninë e adoleshenteve dhe që vajzat të jenë tërësisht të fokusuara në shkollë,- ka njoftuar zyra e tij, raporton “UPI”. Rreth 6% e adoleshenteve në Afrikën e Jugut kanë mbetur shtatzëna në vitin 2013.

Vajzat që kishin aplikuar për bursë shkollore  duhej ta vërtetonin se e kishin ruajtur virgjërinë përmes një testi.

“Me anë të shpërblimit duam t’ju falënderojmë që keni mbajtur veten dhe mund ta ruani veten edhe për tre vitet e ardhshme, deri sa të merrni certifikatën”, – ka thënë Mazibuko për një radio lokale.

Zyra e kryetarit shpërblen 100 studentët më të dalluar për çdo vit, por kategoria e re ka shkaktuar shumë debate në Afrikë.

“Kjo shkel të drejtat kushtetuese për privatësi”,- thotë Palesa Mpapa, menaxhere e “People Opposing Women Abuse”. “Po ashtu diskriminon vajzat pasi djemtë kurrë nuk testohen, edhe pse janë shkaktarë të humbjes së virgjërisë”.