Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush e kontrollon personalitetin tonë?

Kush e kontrollon personalitetin tonë?
November 08
16:31 2016

Personaliteti ka qenë gjithmonë një nga temat më të diskutuara gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Kush e kontrollon atë?

Kjo pyetje ka shoqëruar për shekuj të tërë njerëz të ndryshëm, të paktën deri sot.

Sot, me evoluimin e njeriut dhe gjallesave të tjera, ka evoluar edhe shkenca, e cila ka arritur t’i japë përgjigje pyetjes së mësipërme. Sipas një studimi të kryer mbi minjtë, pasi siç dihet minjtë kanë qeliza të ngjashme me ato të njerëzve, rezulton se personaliteti ynë kontrollohet nga sistemi ynë imunitar.

Shkencëtarët studiuan një mi, i cili ishte rritur pa një molekulë specifike, që luftonte patogjenët, u bë antisocial me kalimin e kohës, duke shfaqur edhe defekte sociale si autizmi. Pas një studimi të trurit të subjektit u zbulua se pjesë të caktuara të kores parientale, e cila kontrollon sjelljet sociale, ishin bërë hiperaktive. Kur subjektit të testit iu injektua molekula e munguar, ai e ndryshoi totalisht sjelljen duke mos shfaqur asnjë anormalitet social. Ky eksperiment hodhi poshtë mendimin se truri dhe sistemi imunitar vepronin të pavarur nga njëri-tjetri, kur në fakt ata bashkëveprojnë ngushtë.

Është e qartë tashmë se sistemi ynë imunitar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në llojin e personalitetit tonë dhe në mënyrën se si ne socializohemi! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje