Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur mrekullia ndodh! Kjo është historia e pazakontë e bebes që ka lindur dy herë

Kur mrekullia ndodh! Kjo është historia e pazakontë e bebes që ka lindur dy herë
October 21
14:27 2016

Margaret Boemer shkoi për një vizitë rutinë te mjeku që po ndiqte shtatzëninë e saj kur ishte 16 javëshe me fëmijën e saj të tretë. Pikërisht në këtë vizitë mori vesh se diçka nuk shkonte mirë me beben e saj.

“Ata panë diçka në skaner dhe doktori më lajmëroi se bëhej fjalë për një çështje shumë serioze. Isha e shokuar dhe komplet e frikësuar, sepse nuk e dija se si mund ta shpëtoja foshnjën time dhe se çfarë kishte realisht”, – ka thënë mamaja e re.

Bëhej fjalë për një tumor që mund të zhvillohej edhe përpara se fëmija të lindte. Ky lloj tumori gjendet vetëm te foshnjat e porsalindura, por sërish është shumë i rrallë.

“Në disa raste ky tumor mund të mos jetë edhe aq tragjik, sepse mund të hiqet lehtësisht pasi foshnja të lindë. Por në raste të tjera tumor krijon shumë probleme te fetusi, sepse nuk i lejon që gjaku t’i qarkullojë siç duhet. Madje ky tumor arrin të prekë edhe zemrën duke e lënë foshnjën menjëherë të vdekur”, – ka thënë mjeku përgjegjës.

Ndërsa për sa i përket rastit të bebes së Boemer, tumori po përhapej shumë shpejt, ndaj dhe ndërhyrja e mjekëve ishte shumë e nevojshme. Në mënyrë që nëna të mos dështonte fëmijën, doktorët dhanë mundësinë e një operacioni ndërkohë që fëmija ishte në bark, edhe pse ky lloj operacioni ka një vështirësi shumë të lartë. Megjithatë, muajt e mendimit kaluan shpejt dhe kur bebja ishte 23 javëshe në bark, gjërat ishin përkeqësuar edhe më tepër.

Teksa nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër, familjarët pranuan të ndërhynin me operacion. Operimi zgjati për më shumë se pesë orë. Duke qenë se vështirësia ishe shumë e madhe pasi masa tumoriale në përmasa ishte edhe më e madhe se vetë fetusi, në një moment rrahjet e bebes së palindur nuk po dëgjoheshin më. Në aparaturë gjithçka u finalizua dhe mjekët humbën shpresat sepse bebja ndërroi jetë, sepse ata e kishin shkëputur nga barku i nënës. Mirëpo me një intuitë të shpejtë, ata vendosën që ta rilidhin beben e palindur me nënën dhe ta linin sërish në barkun e saj.

Mrekullia ndodhi dhe bebja lindi e shëndetshme pas 12 javësh! Edhe pse kishte një masë të vogël të tumorit që nuk mund të hiqej që në ndërhyrjen e parë, pas 8 ditësh ndërhyrja e dytë kaloi me sukses.

I gjithë rrugëtimi ka qenë mjaft i vështirë si për mjekët ashtu edhe për familjarët, por rezultati pozitiv i gjithë kësaj u ka dhënë shpresë për jetën dhe për të inkurajuar të gjithë të tjerët. Kur sot sheh atë fëmijë të qeshë njësoj si gjithë të tjerët, mamaja e tij thotë: “Ia ka vlejtur çdo lot!” /Blitz.al

/

Komento
Shperndaje