Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur fati të troket në derë! Ja ç’ka ndodhur me një blerje rastësore që ka bërë ky çift

August 01
14:49 2016

Karrigia e riparuar

Shumë herë e nënvlerësojmë rëndësinë e fatit, por ka disa raste kur me të vërtetë fati bën edhe të pamundurën të mundur.

Një çift vendosi të blinte disa orendi shtëpiake në një dyqan ku shiteshin produkte të përdorura pasi nuk kishin mundësi ekonomike për të blerë orendi të reja. Të dy vendosën të blinin një karrige të vjetër për një çmim prej 5 paundësh 10 vite më parë.

Angela Milner-Brown ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj thuajse ishin penduar për këtë blerje sapo e kishin dërguar në shtëpi pasi karrigia ishte në gjendje të mjerueshme dhe dukej se një kafshë shtëpiake e kishte përdorur si poltron personal për të kryer nevoja personale. Sipas saj, për 6 vite me radhë ata as nuk janë ulur në atë karrige. Duke qenë se ajo karrige nuk përdorej, bashkëshorti Angus vendosi ta riparonte. Gjatë kohës që merrej me riparimin e saj, ai gjeti në të një unazë diamanti me një vlerë të jashtëzakonshme (mbi 5,000 paundë).

Prej kësaj gjetjeje tani karrigia është marrë nga një fondacion i mbledhjes së orendive antike pasi  mund të ketë qenë një karrige e një familjeje mbretërore, por për shkak të trazirave të vazhdueshme ka përfunduar në duart e atyre që shesin objekte të përdorura. Sigurisht çifti ka marrë shpërblim edhe për karrigen, ndërkohë që unazën e ka mbajtur vetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje