Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur është momenti që duhet të largoheni nga një lidhje?

Kur është momenti që duhet të largoheni nga një lidhje?
September 09
11:51 2016

Sigurisht që askush nuk qëndron në një marrëdhënie me dëshirën për t’u ndarë. Ndarjet janë të dhimbshme dhe të ngarkuara me shumë stres. Por ka raste kur ndarjet janë të domosdoshme, kështu që pyetja qëndron: “Kur është momenti që duhet të ndahemi?”; “Kur ta kuptojmë se duhet të largohemi që gjërat të mos shkojnë edhe më keq?”

Ekspertët e marrëdhënieve kanë dhënë përgjigjet e tyre lidhur me këtë temë duke u treguar disa raste, të cilat nëse janë prezente në lidhjen tuaj, bëni mirë të largoheni prej tyre.

  1. Ju keni frikë të largoheni

Ju thoni se nuk e dashuroni partnerin tuaj, por ndjeni një lloj frike për t’u larguar nga një marrëdhënie. Alarm! Nëse ndjeni këtë trysni atëherë e gjithë lidhja juaj nuk ia vlen aspak.

2. Ju nuk ndiheni të respektuar nga partneri juaj

Sigurisht që dashuria është elementi më kyç në një marrëdhënie, por nëse nuk ka respekt, dashuria nuk mund të jetë në formën e saj më të mirë. Nëse ndiheni e lënë pas dore ose sikur partneri juaj nuk merr mendimin tuaj për asgjë apo thjesht nuk ju respekton mjaftueshëm, kjo është një arsye e fortë për t’u larguar.

3. Nëse ka abuzim të çdo lloji

Edhe pse shpesh është dhuna fizike ajo që i tremben të gjithë, dhuna psikologjike është gjithashtu një element shumë i rëndësishëm për t’u analizuar në një lidhje. Ndaj duhet të jeni të kujdesshëm ndaj të gjitha rasteve të abuzimit.

4. Ju ziheni për të njëjtat tema gjithmonë

Që çiftet kanë mosmarrëveshje kjo është pak, por e sigurt. Megjithatë, nëse ekzistojnë disa tema të caktuara që ju u ktheheni disa herë me radhë dhe sërish nuk gjeni gjuhën e përbashkët, atëherë ka ardhur koha për t’u larguar.

5. Parandjenja juaj ju thotë të largoheni

Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm. Është pikërisht ky zë, arsyeja, që na bën të dashurojmë dhe të qëndrojmë me partnerin tonë. Nëse ju thotë të kundërtën, thjesht largohuni.

 

Shperndaje