Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Stresi mund t’ju shkaktojë rritje në peshë

Kujdes! Stresi mund t’ju shkaktojë rritje në peshë
July 06
18:26 2018

Stresi ndikon në gjendjen tuaj emocionale dhe fizike. Përveç plakjes, stresi shkakton edhe efekte anësore. Kjo sëmundje mund të ndikojë negativisht edhe në peshën tuaj.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave kur stresi ndikon në peshën tuaj.

Prej stresit rriten hormonet e oreksit
Gjatë momentit që hormonet e oreksit fillojnë të reagojnë, ju ndiheni mjaft energjik dhe ju duket se ushqimi është zgjidhja e çdo problemi.

Ju dëshironi të hani ushqime të gatshme.
Kur jeni të stresuar rritet niveli i kortizolit, i cili ndikon negativisht në dietën tuaj. Ju dëshironi të hani ushqime me shumë kalori dhe të shpejta.

Stresi ngadalëson metabolizmin tuaj
Njerëzit kur janë të stresuar djegin më pak kalori dhe kanë nivele të larta të insulinës, e cila kontribuon në ruajtjen e yndyrës.

Stresi ndikon në ciklin e gjumit
Të gjithë e dimë që kur keni probleme nuk mund të flini, gjithashtu pagjumësia shkakton shtim në peshë. Mungesa e gjumit mund të prishë funksionimin e ghrelin dhe leptin, të cilat janë substanca kimike që kontrollojnë oreksin.

Nuk mund të hani
Prej stresit nuk mund të hani dhe kjo sjell ndryshime në peshë, ngadalësim të metabolizmit, ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje