Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes: Puna me orar të zgjatur shkakton diabetin tek gratë

Kujdes: Puna me orar të zgjatur shkakton diabetin tek gratë
July 05
16:08 2018

 

Tashmë dihet se të punuarit më shumë se 39 orë në javë është e dëmshme për të gjithë.

Por së fundmi një studim ka treguar se puna me orar të zgjatur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e grave dhe vajzave.

Gratë që punojnë më shumë se 45 orë në javë kanë rreth 63% mundësi që të preken nga diabeti krahasuar me ato që punojnë 35 apo 40 orë gjatë javës. Për 12 vjet, studiuesit kanë ndjekur 7,065 punëtorë (3,502 gra dhe 3,563 meshkuj) në Kanada, të cilët nuk kishin diagnozë të mëparshme të diabetit.

Studimi i “BMJ Open Diabetes Research & Care Journal” zbuloi se rreziku i diabetit tek gratë u rrit në mënyrë dramatike krahasuar me statistikat për meshkujt. Gjithashtu orari i zgjatur i punës bën që edhe niveli i stresit të rritet dukshëm dhe ky i fundit është një katalizator për rritjen e sheqerit në gjak. Kur jemi të stresuar trupat tanë çlirojnë hormonin kortizol që u jep qelizave qasje në yndyrë dhe glukozë. Me rritjen e nivelit të kortizolit rritet dhe sasia e sheqerit në gjakun tonë duke çuar në shfaqjen e sëmundjes së diabetit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje