Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Një marrëdhënie e keqe në çift ka një impakt negativ mbi gratë shtatzëna

Kujdes! Një marrëdhënie e keqe në çift ka një impakt negativ mbi gratë shtatzëna
October 18
12:38 2016

Shëndeti i një femre është një çështje shumë komplekse pasi gjenetikisht femra është më e ndikueshme emocionalisht te shëndeti i saj sesa meshkujt. Por kur vjen fjala te shtatzënia femra është akoma edhe më delikate gjatë atyre muajve ndaj dhe kujdesi i saj duhet të jetë i dyfishtë jo vetëm nga ana e shëndetit, por edhe nga gjithë situatat që krijohen pranë saj, si në familje ashtu edhe në punë.

Shkencëtarët e universitetit “Bergen” në Norvegji kanë studiuar mbi efektet që mund të kenë gratë shtatzëna nga çdo gjë që i rrethon. Pas ushqyerjes së mirë dhe rëndësisë që ka gjumi në këtë periudhë, një nga faktorët kryesorë ishte edhe marrëdhënia  e keqe në çift, e cila ndikonte jo vetëm femrën por edhe fëmijën në bark.

Femrat e pakënaqura në çift dhe që ishin shtatzënë sëmureshin më shpesh me grip dhe gjendje ankthi sesa pjesa tjetër, madje edhe fëmijët, pasi lindnin, deri në moshën 1-vjeçare shfaqnin të njëjtat shenja.

Kjo tregon se marrëdhëniet në çift mund të bëhen shumë të rrezikshme për shëndetin, ndaj duhet të mendoheni mirë se nuk ndikoni vetëm në shëndetin e gruas shtatzënë por edhe të fëmijës. /Blitz.al/

 

Shperndaje