Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes me video-t live që bëni në Facebook! Dikush e pësoi me një gjobë prej 85.000 paundësh

Kujdes me video-t live që bëni në Facebook! Dikush e pësoi me një gjobë prej 85.000 paundësh
January 08
22:07 2018

Mund të duket e çudtishme, por një video live i ka dikujt plot 85.000 paund ose 10 vite burg.

Situata ishte e tillë: Craig Foster është një ndër fansat më të mëdhenj të boksit dhe ai kishte bërë një abonim në platformën ‘Sky’ për të ndjekur ndeshjen midis Anthony Joshua dhe Wladimir Kiltschko. Abonimi kishte kushtuar rreth 20 paund. Duke qenë se disa miq të Craig-ut nuk kishin pasur të bëjnë abonimin, Craig vendosi të filmonte gjithë ndeshjen në kohë reale duke dalë ‘live’ në Facebook-un e tij në mënyrë që dhe miqtë e tij të kishin mundësi të shihnin.

Duket se kjo video u kthye më pas në virale dhe plot 4,000 njerëz arritën ta shihnin ndeshjen ‘livestream’. Njësoj kanë bërë dhe të tjerë por kjo është ilegale dhe konsiderohet vjedhje për aq kohë sa duhet një abonim në ‘Sky’ për ta ndjekur. Kompanisë ‘Sky’ i kushtoi një dëm shumë të madh fakti që disa persona kishin vendosur ta postonin ‘live’ në Facebook ilegalisht ndeshjen ndaj dhe me të kapur Craig Foster-in ata e kanë hedhur në gjyq.

Ai tashmë duhet të paguajë rreth 85.000 paund ose do të qëndorjë në burg për 10 vite në rast se avokati i tij nuk negocion mjaftueshëm për ta bërë më të lehtë procedurën.

Mesazhi është i qartë: Facebook-u juaj është privat, por gjithsesi vjedhja apo pirateria mbeten ilegale, ndaj kujdes! /Blitz.al/

 

Shperndaje