Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Këto janë shenjat që martesa juaj po shkon në divorc

Kujdes! Këto janë shenjat që martesa juaj po shkon në divorc
September 04
09:36 2016

Martesa është një institucion i rëndësishëm dhe mund ose t’ju bëjë njerëz më të mirë, ose t’ju shkatërrojë realisht jetën në rast se është e gabuara. Duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në mënyrën se si i menaxhojmë situatat në një martesë në mënyrë që pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, ne të mbetemi gjithsesi të dashuruar dhe të lumtur me partnerin që kemi zgjedhur të kalojmë jetën.

Disa nga faktorët kyç që mund të bëjnë që një martesë të shkojë në divorc janë:

  1. Te jetuarit poshtë apo sipër standartit tuaj

Kur ju nuk jeni duke jetuar një martesë në bazë të parimeve dhe veçorive bazë me të cilat jeni mësuar të jetoni gjithmonë, atëherë do të ketë mjaft probleme. Sigurisht që ju nuk duhet të ndaloni të përmirësoni veten dhe për të synuar për më mirë, por kjo nuk do të thotë që të dilni totalisht jashtë kornizave që jeni mësuar pasi do të jetë mjaft e vështirë të jeni vetja dhe do të ktheheni në një tjetër person edhe në lidhje me partnerin tuaj çka do të bëjë që martesa juaj të dështojë.

  1. Ju vendosni këdo dhe gjithçka përpara martesës tuaj

Kur ju vendosni karrierën apo interest personale mbi partnerin tuaj, ajo çka ju jeni duke bërë është trajtimi i martesës si diçka jo e rëndësishme dhe që nuk ka shumë rëndësi për ju. Kjo do të përkthehet si dëshirë e juaja për të mos bashkëpunuar dhe për të mos mbajtur një martesë të lumtur. Kujdesuni për partnerin tuaj dhe tregojini se e doni atë kurdoherë, edhe kur jeni në punë edhe kur po punoni për një projekt.

  1. Kritikat e shumta

Kur kritikat kthehen në konstante, është vështirë që të rigjesh paqen dhe dashurinë në çift. Përpiquni të mos i shikoni gjërat me negativitet në martesë dhe të mos e shkatërroni atë çka keni ndërtuar për shkak të tekave personale. Inkurajojeni veten për të mos parashikuar gjithnjë perfekten sepse kështu perfektja nuk do të vijë asnjëherë.

  1. Mungesa e kujdesit dhe dashurisë

Kur ju keni mungesë në intimitet dhe dashuri, martesa juaj do të bëhet mjaft e ftohtë dhe e bezdisshme. Kjo do të sjellë gjithashtu debate të vazhdueshme çka do të çojë në divorc.

  1. Ju injoroni shprehjet e dashurisë që ju bën partneri

Të gjithë kanë një gjuhë specifike se si e shprehin dashurinë ndaj nuk duhet të jeni as paragjykues dhe as kritikë. Ju duhet të kuptoni gjuhën e dashurisë së partnerit tuaj dhe të shijoni më të mirën prej saj.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje