Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Këto janë gjërat që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjete sociale

Kujdes! Këto janë gjërat që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjete sociale
November 06
11:21 2016

Çdo ditë e më shumë, njerëzit e vendosin veten e tyre dhe familjarët në rrezik edhe pa e kuptuar fare. Mjafton një postim të cilit ju nuk i vendosni shumë rëndësi dhe menjëherë nga kjo nisin problemet. Rrjetet sociale janë krijuar për t’ju argëtuar dhe për t’ju lidhur me njerëzit, por jo për t’ju shkatërruar jetën. Mbajeni mend këtë! Jeni ju që i përdorni rrjetet sociale dhe jo rrjetet sociale t’ju përdorin juve. Ndaj kini kujdes në çdo postim që bëni.

Më poshtë do t’ju rendisim 9 gjëra për të cilat nuk duhet të postoni kurrë në rrjete sociale sepse siguria juaj do të vendoset në rrezik.

  1. Planet për pushime

E dimë të gjithë se është një dëshirë e jashtëzakonshme për të treguar se ku do të shkoni me pushime. Por mos e bëni! Nëse ju postoni 2 javë përpara destinacionin tuaj, do t’i lini kohë mjaftueshëm dikujt që ka dëshirë t’ju bëjë keq që të përgatitet mirë. Ju mund të postoni fotografi nga pushimet tuaja, ose idealja do të ishte t’i postonit pasi të ktheheshit, megjithatë kategorikisht jo përpara.

  1. Biletat fituese

Nëse ju jeni me fat dhe keni fituar ndonjë lotari apo bingo, mos e shpërndani këtë në rrjete sociale! Do t’ua bëni shumë të thjeshtë grabitësve t’ju gjejnë dhe t’ju vjedhin sapo të kenë mundësinë. Mos harroni se në rrjete sociale, asnjëherë nuk e dini saktësisht se sa sy jo shohin, kështu që bëni kujdes kur tregoni se keni fituar para apo ndonjë gjë tjetër, sepse ka njerëz të cilët me zor i presin këto raste për të bërë keq.

  1. Adresën e shtëpisë apo vendndodhjen e saktë

Ju mund të mendoni se nuk është aspak problem që të vendosni adresën e shtëpisë apo vendndodhjen tuaj të saktë, sepse thjesht po vendosni në dijeni miqtë tuaj. Por çfarë mendojnë grabitësit për këto gjëra? Ju thjesht po ua bëni atyre më të thjeshtë për t’ju vjedhur. Ju nuk e dini kurrë nëse jeni në fokusin e ndonjë grabitësi, ndaj bëni kujdes kur jepni të dhëna që mund të kthehen në rrezikun tuaj personal, por edhe të njerëzve që ju doni më shumë.

  1. Informacione për llogarinë tuaj bankare

Nëse ju keni ndonjë problem me kartën tuaj të bankës, nuk është mirë që këto probleme t’i ndani në rrjete sociale, aq më keq duke treguar edhe informacione të brendshme dhe personale. Nëse keni një problem, drejtojuni bankës sepse askush më mirë se personeli nuk do t’ju qartësojë, as miqtë tuaj virtualë! Në qoftë se ju postoni informacione nga llogaria bankare, mendoni se sa hakera me zor e presin këtë moment për të bërë disa blerje në emrin tuaj…

  1. Problemet dhe statusin e lidhjes tuaj

E dimë shumë mirë se ju me zor prisni të postoni një fotografi në çift sepse dukeni bukur dhe doni t’u tregoni të tjerëve për lumturinë tuaj. Mirëpo, sipas studimeve, rrjetet sociale kanë prishur rreth 48% të lidhjeve, në një mënyrë apo tjetër. Ne nuk po themi që t’i mbani partnerët tuaj sekret, por nuk është e nevojshme të shkruani gjithçka për ta. Lidhja juaj nuk duhet të jetë në syrin e të gjithë ndjekësve virtualë, ju asnjëherë nuk e dini se cilat janë interesat e të gjithë atyre.

  1. Jetesën e mirë dhe të shtrenjtë

Nëse personazhet publike e ekspozojnë jetën e tyre luksoze, e bëjnë sepse nga prapa kanë një industri të tërë që merret vetëm me sigurinë e tyre, kështu që mos merrni shembuj të tillë! Në rast se postoni sende apo gjëra që keni blerë dhe kanë një çmim të lartë, hajdutët virtualë do të jenë në ndjekjen tuaj. Kini kujdes!

  1. Fotografi nudo dhe materiale seksuale

Duhet ta dini se një nga shantazhet më të përhapura në ditët e sotshme janë ato me fotografitë nudo që ju keni ndarë në rrjete sociale. Jo vetëm në profilin tuaj por edhe në mesazhe private duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur vendosni të ndani foto të tilla. Mos u besoni të panjohurve dhe tregohuni të zgjuar për të mos zbuluar asnjëherë fytyrën.

  1. Problemet familjare

Ashtu sikurse edhe në lidhjen tuaj, rrjetet sociale do të ngatërrojnë edhe më tepër problemet familjare që mund të keni. “Mamaja ime e urren punën që bën” mund të mjaftojë që mamaja juaj të shkarkohet nga puna ditën tjetër. Gjithashtu ju asnjëherë nuk e dini se sa njerëz duan të përfitojnë në jetën reale nga çështjet tuaja familjare, ndaj mos i ndani problemet virtualisht.

  1. Deklarata që mund t’ju përdoren kundër në të ardhmen

Ndryshe këto deklarata janë edhe antireklamë. Nëse ju sot shani një bankë apo një kompani tjetër, kujdes kur nesër të shkoni për  një intervistë pune pikërisht në ato kompani sepse mundësia që të pranoheni është shumë e ulët. Gjithashtu deklaratat politike apo fetare duhet t’i mendoni mirë përpara se t’i shpërndani pasi ato mbeten gjithnjë në “server”-at e rrjeteve sociale.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje