Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ku ndryshojnë çiftet e martuara nga ata që zgjedhin të divorcohen?

Ku ndryshojnë çiftet e martuara nga ata që zgjedhin të divorcohen?
January 06
12:26 2017

Janari është konsideruar shpesh si muaji kur divorcet shtohen më së shumti. Por çfarë është ajo që i ndan çiftet që zgjedhin të rrinë të martuar nga ata që divorcohen?

Disa mund të mendojnë se dashuria e madhe e disa të tjerë thjesht fati, ndoshta sepse zihen më pak apo kanë më shumë gjëra të përbashkëta. Por nuk bëhet fjalë për këtë. Çdo martesë ka konflikte të ndryshme. Ajo që i ndan çiftet që divorcohen nga ata që zgjedhin të rrinë bashkë është pikërisht qëndrimi. Qëndrimi juaj është përcaktuesi më i rëndësishëm i suksesit tuaj në jetë, qoftë një punë apo një marrëdhënie. Jeta do t’ju përballë me situata të ndryshme, por rëndësia nuk qëndron tek ato, por te mënyra se si ju përballeni. Për shembull, në vend që të fokusoheni te diçka që nuk e pëlqeni te bashkëshorti juaj, përqendrohuni në gjërat pozitive dhe që ju i vlerësoni tek ai. Në vend që të insistoni në gjërat që mungojnë në marrëdhënien tuaj mendoni për ato që tashmë keni dhe dëshironi të keni.

Kështu, para se të kontaktoni një avokat mundohuni të mendoni nga një tjetër këndvështrim martesën tuaj. Më poshtë janë tre opsione të dobishme dhe pozitive për t’ju ndihmuar:

Martesa nuk është projektuar për t’ju bërë juve të lumtur.

Shumë njerëz mendojnë për lumturinë si diçka mbi të cilën ata nuk kanë kontroll, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, në mënyrë ironike është pritshmëria e njerëzve për lumturi  që e dëmton një marrëdhënie. Mos kini pritshmëri të larta, mesatare apo të ulëta. Mënyra më e mirë është të mos kesh asnjë.

Hiqeni nga mendja fjalën “divorc”

Zakonisht çiftet që zgjedhin të qëndrojnë të martuar e shohin lidhjen e tyre me të gjitha të mirat e të këqijat. Ata zemërohen, zhgënjehen, por nuk i lejojnë këto ndjesi që të mbizotërojnë dhe dominojnë lidhjen e tyre.

Askush nuk është perfekt

Të gjitha çiftet luftojnë dhe duan të kenë më shumë se çfarë kanë. Gjëja që i ndan çiftet që qëndrojnë të martuar nga ata që ndahen  është pikërisht ideja se nuk presin që gjithçka të zgjidhet apo që të kenë të tyre gjithçka dëshirojnë nga një person. Askush nuk mund të jetë perfekt. Pavarësisht se me kë përfundoni, gjithmonë personi me të cilin bini në dashuri do të ketë diçka, një karakteristikë që i mungon./Blitz.al/

Shperndaje