Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krijoni “strofullën tuaj të leximit” brenda mureve të shtëpisë

May 16
16:52 2016

...

...
Picture 1 of 6

Thuhet se koha që i dedikohet leximit është një nga momentet më të bukura të ditës apo edhe të javës, nëse ndodh të jeni mjaftueshëm të zënë me punë saqë nuk mund t’i dedikoheni pasionit tuaj për leximin çdo ditë. Por kjo kohë, nëse shfrytëzohet maksimalisht, do të sjellë jo vetëm përfitime për sa i përket leximit të kënaqshëm, por edhe do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes suaj shpirtërore dhe mendore. Sipas disa studiuesve të psikologjisë, thuhet se një vend i ngrohtë dhe i vogël duhet t’i dedikohet gjithnjë leximit. Nuk duhet të lexoni aty ku punoni apo në vende ku kryeni aktivitete të përditshme, pasi me shumë gjasa edhe gjatë leximit do të mendoni për streset e punës. Një vend i ëmbël, intim, do të ishte zgjidhja perfekte, sigurisht në bazë edhe të hapësirës që ju keni në shtëpitë tuaja. Ne do t’ju japim disa zgjidhje interesante, mjafton të shfletoni galerinë…

Komento
Shperndaje