Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Jugut ndalon qarkullimin e “BMW”-ve në rrugë: Mos i përdorni, shpërthejnë në flakë

Koreja e Jugut ndalon qarkullimin e “BMW”-ve në rrugë: Mos i përdorni, shpërthejnë në flakë
August 17
15:15 2018

Qeveria e Koresë së Jugut ka vendosur të ndalojë qarkullimin e BMW-ve në rrugë pasi sipas tyre ato shpërthejnë në flakë.

Prodhuesi gjemran i makinave po përballet me një krizë me klientët e tij në Korenë e Jugut pasi shumë makina kanë marrë zjarr gjatë kohës që kanë qenë në ecje. Thuhet se zjarri ka ardhur për shkak të një problemi të sistemit të brendshëm të makinës, pranë modulit të rrjedhjes së gazit ku ndodhet edhe njëjtub që një pjesë të tymit e absorbon brenda për të ulur ndotjen në mjedis.

Më shumë se 100 mijë automjete të tilla ndodhen në Koren e Jugut dhe inspektimi për to ka filluar menjëherë. Kontrollet nga ana e BMW kanë nisur edhe në shtete të tjera që prej javës së kaluar.
“Qytetarët tanë janë shumë të shqetësuar”,- është shprehur ministri i transportit duke u bërë thirrje të gjithëve që pa iu nënshtruar kontrollit të mos ngasin makina të këtij brand-i.
BMW ishte marka e dytë më e popullarizuar e makinave të importuara në Korenë e Jugut vitin e kaluar, duke shitur rreth 60,000 automjete Kompania gjermane shiti më shumë se 2 milionë makina në mbarë botën vitin e kaluar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje