Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komplimentet që meshkujt duan t’i dëgjojnë nga ju, edhe pse nuk i shprehin

Komplimentet që meshkujt duan t’i dëgjojnë nga ju, edhe pse nuk i shprehin
May 26
19:20 2016

Edhe pse zakonisht janë femrat ato që duket se duhet t’i komplimentoni gjithë kohës e të ndihen të përkëdhelura, sipas një studimi nga Ask Reddit edhe meshkujt nuk janë më pak të interesuar ndaj komplimenteve. Ndaj për këtë fakt, studiuesit eksperimentuan duke i pyetur meshkujt se për çfarë do të dëshironin që partneret e tyre t’i komplimentonin. Disa nga përgjigjet e tyre janë të njohura, ndërsa disa të tjera befasuese!

Ja tek janë gjërat që duhet të komplimentoni tek ta, edhe pse meshkujt kurrë nuk e shprehin si nevojë:

  1. Rrobat – Meshkujt janë aq të kujdesshëm sa edhe femrat për sa u përket rrobave, por ata thjesht nuk duan ta pranojnë këtë. Nëse vini re se mashkulli juaj po kalon kohë para pasqyrës apo ka veshur diçka të re, thjesht komplimentojeni dhe kështu do t’ia bëni ditën më të bukur.
  2. Trupin  – Kjo vlen sidomos nëse mashkulli juaj ka qenë duke u marrë me ndonjë aktivitet fizik kohët e fundit, do ta motivoni edhe më tepër.
  3. Tregojini se ndiheni e sigurt pranë tij – Kjo është pjesë e instinktit mashkullor, të mbrojë femrën e tij, ndaj kur ia vini në dukje ai do të sigurohet se e ka kryer siç duhet këtë mision.
  4. Aromën  – Nuk ka gjë më seksi se një mashkull që kalon dhe lëshon një erë të mirë në të gjithë rrugën, nëse ky është mashkulli juaj, komplimentojeni dyfish.
  5. Organin gjenital – Epo, kjo nuk është surprizë!
  6. Flokët  – Meshkujt i kanë merak flokët, njësoj si femrat, vetëm se ata nuk flasin tërë kohës për këtë gjë sepse u duket shumë femërore. Provoni t’i bëni një kompliment lidhur me flokët dhe ai nuk do të ndalojë së foluri për to.
  7. Trurin  – Atyre u pëlqen të dëgjojnë se ju i doni më tepër për mendjen sesa për pamjen fizike.
  8. Tregojini sa i fortë është – Sedra e tij mashkullore do të kënaqet së tepërmi kur i kujtoni se ai është shpatulla më e fortë ku ju mbështeteni.
  9. Mënyrën se si nget makinën – Për meshkujt, aftësitë në timon janë shumë pranë aftësive në shtrat, kështu që mund ta mendoni rëndësinë e një komplimenti lidhur me dhuntinë e të ngarit të makinës.
  10. Sensin e humorit – Nëse ai ju bën të qeshni me lot, mos nguroni së lavdëruari sepse kjo është një nga gjërat më të bukura të marrëdhënies tuaj.
Shperndaje