Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koha e pikturave në shtëpi ka mbaruar, ndiqni trendin e ri!

June 02
15:22 2016

...

...
Picture 1 of 8

Nëse ka diçka që mbetet gjithnjë pa plotësuar në dekorin e shtëpisë tonë, është hapësira boshe e mureve. Shpesh zgjidhja që na vjen gjithnjë në mendje janë pikturat, sepse edhe në pamundësi për të blerë ato origjinalet, disa piktura të lira, por tejet të bukura, janë të mundshme për të gjithë në tregje vendase. Megjithatë, edhe pse ka persona që nuk e kanë të lehtë të heqin dorë prej pikturave, sepse janë vërtet të apasionuar pas tyre, “moda” e mureve të mbuluara plot e përplot me piktura ka ikur. Por sigurisht duhet të gjeni disa mënyra alternative, origjinale, për të dekoruar muret e shtëpisë tuaj pa qenë nevoja të vendosni mbi to piktura.

Ndiqni galerinë për të parë disa mënyra, ndërkohë që mund të eksperimentoni edhe vetë duke kombinuar objekte të ndryshme të cilat shkojnë më shumë me dekorin e shtëpisë tuaj.

 

Komento
Shperndaje