Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodheli: E vogël doja të bëhesha faturino

Kodheli: E vogël doja të bëhesha faturino
November 30
11:24 2016

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se në fëmijëri ka pasur ëndërr të bëhej faturino dhe gazetare.

Këto fjalë, Kodheli i ka thënë në një intervistë në emisionin “Vila 24” në “News 24”, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të studentëve që kërkonin diçka larg postit të saj zyrtar dhe stofit të politikanes.

“Doja të bëhesha faturino autobusi, pasi doja të shkoja pa para te gjyshja ime. Më pas kisha dëshirë të bëhesha gazetare, por ishte i mbyllur”,- tha Kodheli.

Më tej ajo shtoi se është person me karakter të fortë.  Kodheli foli edhe për martesën, duke thënë se çelësi i suksesit është respekti i ndërsjellë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje