Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo mama ka gjetur një zgjidhje gjeniale se si fëmijët ta ndihmojnë me punët e shtëpisë

Kjo mama ka gjetur një zgjidhje gjeniale se si fëmijët ta ndihmojnë me punët e shtëpisë
August 10
12:57 2016

Nëse ka një mënyrë për t’i bërë fëmijët që të ndihmojnë me punët e shtëpisë, është t’u vendosësh në pikëpyetje përdorimin e “Wi-Fi” në shtëpi. Ata janë aq të lidhur me internetin, sa ideja se mund të mos kenë internet i bën mjaft të bindur.

Por një mama ka gjetur një zgjidhje akoma më argëtuese duke lidhur punët e shtëpisë me kodin e “wireless”-it. Për çdo ditë, ajo e ndërron këtë kod dhe ua jep fëmijëve pasi ata kanë përmbushur misionin e ditës.

Për shembull, përpara se të shkojë në punë ajo lë një letër të shkruar te dera e dhomës së fëmijëve: “Kodi i sotëm i “Wi-Fi” do të mund të zhbllokohet nëse ju më dërgoni me mesazh, një fotografi ku e gjithë kuzhina të jetë e pastruar. Në mënyrë që ju të mos abuzoni dhe të më dërgoni një foto që ma keni dërguar edhe herë të tjera, dua që në kuzhinën e pastruar sot, në cepin e tavolinës të mund të shoh në foto një kuti me biskotat që ne blejmë zakonisht. Faleminderit që po bashkëpunoni në lojë! Me dashuri, mami!”

Kjo mama është kthyer në shembull edhe për të tjera, të cilat e kanë falënderuar në rrjetet sociale për këtë ide gjeniale! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje