Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo grua i ka vënë vetes një qëllim të çuditshëm dhe të rrezikshëm…

September 06
22:15 2016

Monica Riley dëshiron të bëhet gruaja më e shëndoshë në botë. Ajo është 317 kg dhe dëshiron të kalojë peshën e gruas më të shëndoshë në botë, e cila është 444 kg. I dashuri i saj, Sid Tiley, e kalon ditën duke gatuar për të, që të realizojë ëndrrën e Monica-s.

“Plani im është që të jem gruaja më  e shëndoshë dhe të mos lëviz dot nga vendi. Unë do të ndihem si mbretëreshë, sepse Sid do të kujdeset për mua.  Ne kemi disa fantazi seksuale dhe diskutojmë shumë për këtë. Atij i pëlqen që unë jam e shëndoshë dhe më ndihmon për çdo gjë”, –ka thënë Monica.

Madje ata kanë planifikuar të kenë edhe një fëmijë së bashku sepse asgjë nuk mund t’i ndalojë për ta rritur atë. Çifti mendon të marrë një dado për t’u kujdesur për fëmijën e tyre.

Riley ka qenë gjithmonë mbi peshë dhe para dy vitesh është përgatitur për të bërë operacion, por në momentin e fundit u tërhoq duke e pranuar trupin e saj. Ajo kërkon të arrijë një peshë që të mos lëvizë dot dhe mos të bëjë asgjë. Çifti është kritikuar për këtë vendim, sidomos nga nëna e Monica-s, por asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen e tyre./Blitz.al/

Shperndaje