Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo foto do t’ju trondisë… Ja pse e hoqën nga Facebook!

Kjo foto do t’ju trondisë… Ja pse e hoqën nga Facebook!
March 22
15:50 2016

 

Një grua e quajtur Francie ka shpërndarë një foto në një grup në Facebook të quajtur NYC. Ajo ka postuar, në njëvjetorin e vajzës, një foto të vajzës të porsalindur duke i uruar mirë se ardhjen. Një foto me njolla gjaku dhe shumë emocion.

“Një natë më parë i thashë një mikut tim se isha e sigurt që diçka do të ndodhte në ditëlindjen e saj. Ditën e ditëlindjes, burri im ishte shumë sëmurë dhe na duhej të kalonim një mbrëmje të qetë në shtëpi. Unë shkrova në ditarin  tim dhe i ndava shkrimet në grupin “Mom’s”, që më mbështeti kur postova një vit më parë historinë e lindjes së vajzës ”,- ka thënë  Francie për Cosmopolitan.

Një natë më pas miku i saj i shkroi se fotoja u hodh në grup. “Kujtova se po bënte shaka, fotoja qëndroi në grupe të ndryshme për gati një vit. Unë s’kam pasur asnjëherë kritika, por vetëm komente pozitive”.

Pak më vonë,Francie u informua se fotoja e saj kishte shkelur standardet e rrjetit të lakuriqësisë dhe duhej të analizoheshin disa prej fotove të saj  për t’u lejuar që të rifitonte përsëri llogarinë në Facebook.

Facebook-u nuk jep asnjë informacion të detajuar për sa i përket fotos të Francie-t, por faqja e Standardeve të Komunitetit thotë se këto foto janë të ndaluara, ndërkohë që ushqyerja me gji në një foto nuk është e ndaluar. Por Francie nuk është duke i dhënë gji fëmijës të saj, ajo ka ekspozuar trupin dhe kjo bie në kundërshtim me politikat e faqes.

Francie shpreson që Facebook të ndryshojë politikat e tij dhe të lejojë gratë që të ndajnë historitë e tyre të lindjes.

gruja

Komento
Etiketimet
Shperndaje