Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është dhurata më e pazakontë që një burrë mund t’i bëjë gruas së tij

April 29
09:58 2016

Të gjithë ju gra dhe nëna, çfarë dhuratash merrni nga burrat tuaj për ditën e gruas? Lule, çokollata, bizhuteri? Epo, Penn Holderness i ka kaluar parashikimet për dhuratën që i bëri gruas së tij!

Penn dëshironte të gjente një mënyrë origjinale për t’i treguar gruas se përtej çdo ndjenje dashurie që ka ndaj femrës që ka zgjedhur të kalojë jetën, është fakti se sa shumë e çmon barazinë mes tyre si partnerë. Ndaj, mënyra më e mirë për të demonstruar këtë ishte të provonte për një ditë të vetme të ishte njëlloj si bashkëshortja e tij. Ai bleu disa pajisje që të stimulojnë të njëjtat dhembje të lindjes së një fëmije, prenotoi një dhomë spitali dhe inskenoi një lindje gati-gati reale.

Gruaja e tij qëndronte në pozicionin që zakonisht qëndrojnë burrat, duke e mbështetur ndërkohë që Penn ulërinte nga dhembjet e mëdha që përjetonte. Të gjithë këtë skenë ata e xhiruan në një video, për ta pasur kujtim gjithmonë, por edhe për t’u treguar të gjithëve këtë eksperiencë ndryshe.

Pasi videoja përhapet kudo nëpër rrjete sociale, vetë Penn ka ripostuar komentin e tij të preferuar nga një burrë amerikan:

I dashur Penn,

Si guxove? Të urrej! Pse e dhe këtë ide?

Sinqerisht,

çdo burrë amerikan”.

Ndiqni më poshtë videon e plotë dhe argëtohuni!

Etiketimet
Shperndaje