Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është arsyeja se pse veshim gjithmonë një pjesë të vogël të rrobave në gardërobën tonë

Kjo është arsyeja se pse veshim gjithmonë një pjesë të vogël të rrobave në gardërobën tonë
September 02
13:19 2016

Ju nuk ndaloni dot së bleri rroba, megjithatë për një arsye ose tjetrën vini re se vishni të njëjtat rroba të gardërobës tuaj. Por pse ndodh kjo?

Sipas një vëzhgimi të stilistit Ali Call, thelbi qëndron te vetë natyra njerëzore: “Ne jemi dembelë. Mësohemi me diçka dhe e kemi të vështirë të nisim të mësohemi me diçka tjetër. Kjo ndodh edhe me rrobat. Kur ne e dimë se një kombinim ka qenë i suksesshëm vazhdojmë ta veshim duke mos provuar diçka të re për një kohë të gjatë”, – ka thënë ai.

Gjithashtu, në momentin që një veshje e jona është komplimentuar nga të tjerë, ne e veshim sërish pasi kështu e kemi të sigurt suksesin.

Gjithashtu, stilisti ka thënë se rrobat që ne veshim më shumë janë ato të cilat pozicionojmë në fillim në dollapin tonë. Duke mos dashur që të krijojmë rrëmujë e të mos qëndrojmë gjatë duke kërkuar, ne veshim dhe riveshim çfarë na kap syri fillimisht në sipërfaqe. /Blitz.al/

Shperndaje