Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është arsyeja se pse na trullos makina gjatë udhëtimeve

Kjo është arsyeja se pse na trullos makina gjatë udhëtimeve
August 18
14:19 2016

Shpesh na ndodh që gjatë një udhëtimi me makinë të mos ndihemi aspak mirë dhe e gjithë rruga kalon me një ndjesi trullosjeje. Në këto raste themi se na ka zënë makina dhe është e vështirë të zhvendosim mendimin deri në çastin që arrijmë në destinacion. Me shumë mundësi ju ka ndodhur të pyesni veten se pse ndodh kjo…

Fillimisht studiuesit thonë se arsyeja kryesore se pse na zë makina është shpërqendrimi i shqisave. Që të jemi në një gjendje normale shqisat tona duhet të jenë në ekuilibër me njëra-tjetrën. Kur ecim, shqisat tona janë në gatishmëri për këtë situatë, por kur jemi brenda një makine, shqisat tona konfuzohen. Ndërkohë qe ne qëndrojmë pa lëvizur, veshët dëgjojnë zhurmë lëvizëse, sytë po ashtu, ndërkohë që nuhatja është konstante. Ky çrregullim i shqisave i jep një alarm stomakut, i cili qëndron në një gjendje paniku njësoj sikur të ishte helmuar nga një produkt ushqimor.

Pikërisht në këtë moment, stomaku krijon të njëjtat të përziera sikur të jetë helmuar.

Për këtë arsye studiuesit thonë se nuk është mirë që të lexoni gjatë kohës që jeni duke udhëtuar me makinë sepse në këtë mënyrë shpërqendroni edhe më tepër shqisat tuaja dhe ndjesia e përzierjes në stomak do të shtohet. /Blitz.al/

 

Shperndaje