Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo 16-vjeçare ka mbledhur 50,000 paundë vetëm duke sugjeruar emra për bebet

Kjo 16-vjeçare ka mbledhur 50,000 paundë vetëm duke sugjeruar emra për bebet
September 08
11:45 2016

Një vajzë adoleshente ka mbledhur rreth 50,000 paundë vetëm duke sugjeruar emra britanikë për bebet. Këta emra janë kërkuar nga çifte kineze.

Beau Jessup thjesht ka hapur një faqe në internet bashkë me mikeshat e saj, duke dashur të ndihmojnë kështu prindërit që janë të pavendosur për emrat që duan t’u vënë fëmijëve të tyre. Vajza ka treguar se ajo i ka marrë borxh babait të saj vetëm 1500 paundë për të kontaktuar një ekspert mbi faqen e internetit, që e quajti “specialname.cn”

Në këtë faqe gjenden rreth 4.000 emra, ndërkohë që ajo përpiqet të shtojë rreth 30 emra çdo muaj, të cilët kujdeset që të kenë kuptim të veçantë.

Prindërit që kërkojnë një emër japin karakteristikat që dëshirojnë dhe për 60 paundë, Jessup u sugjeron 3 emra, ndër të cilët ata zgjedhin të preferuarin.

Deri tani, adoleshentja u ka vënë emra rreth 220,000 bebeve në botë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje