Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto zakone do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë në punë

Këto zakone do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë në punë
June 11
10:17 2016

Të gjithë duan të ndihen mirë në punë, aq më pak kur dita juaj është shumë e zënë, sa të ndjerit mirë mund t’ju duket gati e pamundur. Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni në ambientin tuaj të punës për ta bërë ditën sa më zbavitëse dhe njëkohësisht të jeni produktiv. Ndiqni këto 5 këshilla :

Ndryshoni humorin

Ndodh shpesh që dita të nisë me probleme apo zhgënjime. Nëse derdhni kafenë mbi  një prezantim që sapo e keni printuar apo nervozoheni nga një koleg, ka shumë mundësi që ngjarje të tilla t’ju shtyjnë të mendoni se kjo nuk është dita juaj më e mirë. Në vend që të inatoseni apo të mendoni gjatë mbi incidentet, provoni të mendoni për diçka pozitive apo të zhvilloni një dialog inkurajues me kolegun apo shefin tuaj.

Shëtisni

Mos e nënvlerësoni aftësinë që ka një shëtitje gjatë pushimit të drekës, pasi me siguri ajo mund t’jua përmirësojë humorin. Të largohesh qoftë edhe për pak minuta nga zyra  ju ndihmon të qartësoni mendimet dhe fokusin.

Dyfishoni emocionet

Studimet e shumta e kanë treguar  fuqinë e të menduarit rreth eksperiencave pozitive.  Shkaku kryesor është se truri e ka të vështirë të bëjë dallimin ndonjëherë midis vizualizimit të diçkaje që ju bën të ndiheni mirë  dhe faktit se mund të jeni duke e përjetuar atë.  Të mendosh gjatë ditës për një event deri në detaje, në fakt jeni duke e dyfishuar efektin pozitiv që ngjarja ka te ju.  Provojeni këtë strategji në punë dhe nuk do të zhgënjeheni.

Prioriteti kryesor jeni ju

Si një punonjës, koleg, mik apo prind, gjithnjë prireni ta vendosni veten të fundit në radhë. Nëse shefi ju thotë se një projekt duhet përfunduar sa më shpejt, provoni të vendosni fillimisht prioritet veten dhe aftësitë tuaja. Kaloni dy minuta të qeta përpara se të filloni të punoni në kompjuter duke i dhënë vetes shtysë se mund t’ia dilni në gjithçka. Një alternativë tjetër është se thjesht mund të dëgjoni një këngë që ju inspiron apo  të konsumoni një pije që ju bën të ndiheni më të qetë.

Mundohuni të zgjidhni, përkohësisht

Kur ndiheni konfuz apo të zhytur plotësisht në punë, në fakt keni njëkohësisht shumë prioritete. Mund të jetë e vështirë në të tilla situata të jesh kreativ  ndaj duhen ndarë prioritetet, mbi cilat të duhet të fokusohesh tani dhe cilat do të kalojnë në një moment të dytë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje