Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto sjellje të fëmijëve janë të rrezikshme dhe ju nuk duhet t’i injoroni

Këto sjellje të fëmijëve janë të rrezikshme dhe ju nuk duhet t’i injoroni
June 12
09:17 2017

Të jesh prind është diçka e mrekullueshme! Megjithatë, të kesh fëmijë nuk është aspak e lehtë. Ju duhet të kujdeseni për ta që të rriten me edukatën e duhur. Por duhet të keni parasysh se shumë sjellje të tyre nuk duhet t’i injoroni. Shpeshherë ata sillen në një mënyrë mjaft shqetësuese dhe ju  duhet t’u qëndroni pranë në këto momente.

Duhet të jeni vigjilentë, të ndërgjegjshëm, të ruani qetësinë dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet së bashku.

Rivaliteti mes fëmijëve.

Ju duhet të ndaloni që motrat dhe vëllezërit të kenë rivalitet mes tyre, pasi mund të dëmtojnë fizikisht njëri-tjetrin. Mendoni të kaloni sa më shumë kohë me secilin prej fëmijëve për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme mes tyre.

Vjedhja

Nëse fëmija juaj ka vjedhur diçka për herë të parë, ju duhet të ruani qetësinë dhe t’i shpjegoni se kjo është e gabuar.

Është mospërfillës

Duhet të gjeni se çfarë po e shkakton këtë sjellje dhe t’i mësoni fëmijët të shprehin dëshirat dhe emocionet e tyre. Hiquni privilegjet që gëzojnë në qoftë se ata nuk binden.

Është gënjeshtar

Mos e irritoni, por shpjegojini rëndësinë e ndershmërisë dhe besimit në marrëdhënie. Duhet t’i mësoni se gënjeshtra është  e papranueshme.

Mos i bërtisni

Mundohuni t’i thoni diçka që ta qetësoni dhe mos i bërtisni pasi në këtë mënyrë do ta bëni atë më të vetëdijshëm.

Mos  ushtroni presion, por mësojini ata të tregohen të vëmendshëm ndaj njerëzve të tjerë./Blitz.al/

 

Shperndaje