Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto shenja tregojnë se ju dhe mamaja juaj jeni shoqe të ngushta

Këto shenja tregojnë se ju dhe mamaja juaj jeni shoqe të ngushta
January 06
17:01 2017

Kush është ai/ajo në botë që nuk i konsideron mamatë të veçanta? Megjithatë, për arsye të ndryshme disa marrëdhënie ndryshojnë nga njëra-tjetra. Thënë ndryshe, për disa raporti midis tyre dhe nënës është më shoqëror, ndërkohë që për të tjerë është pak më i ftohtë dhe autoritar. Edhe pse rëndom thuhet se mamatë kanë marrëdhënie më të mira me djemtë e tyre, në fakt ekzistojnë disa raporte vajzë-nënë që vërtetojnë tërësisht shprehjen se “shoqja ime e ngushtë është mamaja ime”. Më poshtë do t’ju rendisim disa nga veçoritë që ka marrëdhënia e ngushtë nënë-vajzë, nëse edhe ju e gjeni aty veten atëherë jeni njëra prej tyre.

  1. Ju e takoni ose së paku e telefononi nënën tuaj çdo ditë.
  2. Ajo di gjithçka për ju.
  3. Ajo ju jep këshillat më të mira.
  4. Ajo është gjithmonë aty për të dëgjuar kur askush tjetër nuk është.
  5. Ju nuk i mbani dot inat për shumë kohë.
  6. Gatimi i nënës tuaj është më i miri në botë.
  7. Ju ndani të njëjtat interesa.
  8. Ajo është mbështetësja juaj më e madhe.
  9. Ju dëshironi të jeni si ajo kur të rriteni.
  10. Ju ndërroni veshjet me njëra-tjetrën.
  11. Ajo ju do ashtu siç jeni.
  1. Kur ju të dyja nisni të qeshni, nuk ka njeri t’ju ndalojë.
  2. Ajo gjithmonë është në anën tuaj.
  3. Ajo i ruan sekretet tuaja.
  4. Ajo ju ka mësuar gjithçka që duhet të dini.
  5. Ju i kuptoni disa ndryshime që keni nga njëra-tjetra dhe jeni komplet në rregull me këtë gjë.
  6. Ajo ka qenë dhe do të jetë gjithmonë super-heroina juaj.
  7. Kur ju keni nevojë të qani dhe të shfryheni shkoni direkt tek ajo.
  8. Ju do të ishit një e humbur pa të.
  9. Askush dhe asgjë nuk mund të futet mes jush dhe mamasë tuaj.

/Blitz.al/

Shperndaje