Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto këshilla do ju vijnë në ndihmë nëse doni të keni flokë të shëndetshëm

Këto këshilla do ju vijnë në ndihmë nëse doni të keni flokë të shëndetshëm
August 24
11:57 2019

Flokët e bukur e të shëndetshëm janë një komponent i rëndësishëm i imazhit të një vajze. Kujdesi ndaj flokëve kërkon kohë dhe përkushtim. Që të keni flokë të shëndetshme duhet të keni parasysh disa këshilla.

Në fund të fundit të gjithë e dimë se për të arritur gjëra të mira duhet të përkujdesemi. Më poshtë do të shihni disa këshilla perfekte:

Përdorni lëngun e limonit për ti dhënë një shkëlqim në bjonde flokëve.

Për të bërë gërsheta, përzieni balsamin me ujë të nxehtë e spërkatni flokët pasi keni dalë nga dushi.

Shtoni sodë buke në shampon tuaj dhe lajini flokët si zakonisht. Ky truk i bën flokët tuaja më të shndritshme dhe shërben edhe si balsam.

Bëni bishtin tuaj të duket më i plotë, duke përdorur një kapsë për gufimin e tij.

Krihni flokët para se të bëni dush në mënyrë që të mos ju bien shumë flokë.

Për të eleminuar elektrizimin e  flokëve, afroni një letër pranë flokëve pasi i krihni.

Vendosni letër alumini gjatë kohës që drejtoni flokët me pjaster në mënyrë që të mos digjni flokët.

Lyeni me vaj kokosi rrënjën e flokëve pasi ju jep shkëlqim dhe eleminon zbokthin. Lëreni vajin e kokosit të veprojë gjatë gjithë natës dhe më pas lajini në mëngjes.

Mos mbështillni flokët me peshqir, pasi aim und të këpusë flokët dhe ti dëmtojë ato./Blitz.al/

Komento
Shperndaje