Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto karakteristika ju bëjnë persona me personalitet të fortë

Këto karakteristika ju bëjnë persona me personalitet të fortë
October 28
17:36 2016

Gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës sonë, përpiqemi të krijojmë një personalitet dhe karakter të fortë për të përballuar problemet që dalin para në rrugët që zgjedhim të ndjekim.

Gjithashtu, duke njohur karakterin tënd je më i aftë për të bërë zgjedhjet e duhura, qoftë kjo në jetën personale, qoftë në karrierë.

Më poshtë do t’ju tregojmë cilat janë ato cilësi që ju bëjnë një person me karakter të fortë.

 

  1. Ju dini si të balanconi emocionet dhe logjikën

Çelësi i çdo gjëje nuk është të qenit emocional apo emotiv. Thelbi  qëndron në balancimin e të dyja anëve: logjikës dhe emocioneve. Nëse keni një karakter të fortë, ju dini si t’i balanconi këto dy aspekte të qenies suaj.

 

2. Ju dini si ta shpenzoni kohën me produktivitet

Ka një mijë e një arsye pse një punë nuk mund të bëhet. Njerëzit “e fortë” fokusohen në atë ç’ka duan të arrijnë apo bëjnë dhe nuk lejojnë që një sekondë e vetme e kohës së tyre të shkojë dëm. Për ta, koha është flori që shndërrohet në copëz produkti.

 

3. Ju i besoni aftësisë suaj për t’iu përshtatur ndryshimeve

Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm dhe ndonjëherë është e vështirë të përshtatesh me rrethanat. Shumë e njerëz përpiqen t’u mbijetojnë këtyre ndryshimeve, por nëse ke një personalitet të fortë e të qëndrueshëm, atëherë je i aftë të përshtatesh.

 

4. Ju përballeni me frikërat tuaja më të mëdha

Shumica e njerëzve i shmangin frikërat e tyre më të mëdha, madje përpiqen t’i fshehin apo t’i luftojnë ato kur janë në praninë e të tjerëve. Personat me karakter të fortë nuk kanë asgjë për t’i provuar askujt! Ata përballen me frikërat e tyre në çdo moment, edhe nëse nuk kanë dikë rreth e rrotull. Kështu, ata nuk kanë pse të krijojnë një version alternativ të vetes.

 

5. Ju mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit me karakter të fortë nuk justifikojnë gabimet apo veprimet e tyre. Ata i pranojnë dhe mësojnë prej tyre.

 

6. Ju gjeni një baraspeshë mes asaj që jeni dhe asaj që doni të jeni

Nëse jeni mjaft të fortë, atëherë jeni të aftë të pranoni atë që jeni, në atë moment, por nuk harroni të përpiqeni fort për t’u bërë një person akoma më i mirë.

 

7. Ju festoni sukseset e tjetrit

Bashkëpunim! Ky është termi që karakterizon marrëdhëniet e një personi me karakter të fortë me të tjerët. Ata nuk xhelozojnë për të tjerët dhe as nuk shfaqin zili, por përkundrazi, festojnë e gëzojnë bashkë me të tjerët.

 

8. Ju luftoni t’i përmirësoni aftësitë tuaja, jo t’i tregoni ato

Në përgjithësi, njerëzit synojnë të tregojnë aftësitë e tyre, duke u krahasuar me të tjerët. Te njerëzit me karakter të fortë kjo gjë nuk ndodh! Ata përpiqen të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe jo t’i tregojnë hapur ato. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje