Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë tatuazhet e së ardhmes për ata që adhurojnë natyrën dhe kafshët

June 27
18:06 2016

Sigurisht që të apasionuarit pas tatuazheve preferojnë të jenë origjinalë dhe kreativë në figurat apo shkrimet që vendosin të gdhendin në lëkurë, megjithatë edhe tatuazhet kanë trendin e tyre. Së fundi, një artist me emrin Jasper Andres nga Zelanda e Re ka vendosur të bashkojë botën strikte të matematikës me botën e energjisë dhe shpirtit të natyrës.

Por si mund të bashkohen këto të dyja? Ai ka vendosur që tatuazhet t’i realizojë duke përdorur format gjeometrike vetëm në një pjesë të tyre dhe më pas të tregojë shpirtin e lirë të natyrës duke përdorur “lojërat” me ngjyra në pjesën tjetër.

Rezultatet nga ky miksim i dy botëve janë të mrekullueshme. Artisti Jasper pritet të hapë një studio të madhe për tatuazhet në Angli, por që tani ndjekësit e tij në Instagram kanë nisur të inspirohen nga kjo metodë e re dhe tejet interesante.

Shperndaje